• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Trafikanti kapet duke kaluar 21 kg drogë drejt Kosovës, i drejton armën policëve! Arratiset drejt…
Home
Breaking News

PAMJET/ Trafikanti kapet duke kaluar 21 kg drogë drejt Kosovës, i drejton armën policëve! Arratiset drejt…

21 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një trafikant droge i është arratisur Policisë së Kosovës duke braktisur edhe një çantë me 21 kg drogë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, kur efektivët e Policisë së Kosovës po patrullonin pranë kufirit Kosovë-Shqipëri. Ata kanë konstatuar trafikantin, i cili mbante në dorë një çantë të zezë.

Trafikanti, ende i paidentifikuar, në këtë moment i ka drejtuar armën efektivëve, duke paraqitur rrezik për jetën e tyre. Pavarësisht se policët janë identifikuar dhe kanë urdhëruar ndalimin e tij, ai ka braktisur çantën dhe është arratisur drejt zonës malore në anën e Shqipërisë.

Pas kontrollit të çantës së lënë në vendngjarje, u konstatua se brenda saj ndodhej një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike. Sipas matjeve të bëra nga Njësia e Antidrogës, u konfirmua se bëhej fjalë për rreth 21 kilogramë marihuanë.

Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka nisur hetime të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti është cilësuar si tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë. “Sa i përket kërcënimit të jetës së policëve nga trafikanti që drejtoi armën ndaj tyre, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyçi, deklaroi për Report TV se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të policëve.”

Droga e sekuestruar

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARKIMI PËR MAKINËN I FUTI NË SHERR/ Si u godit me thikë dje 28-vjeçari në Hamallaj, arrestohen dy persona
Previous article "ZHDUKJA" E SHIMËS/ Reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat, tha se ishte larguar me dëshirën e tij

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT