• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET/ Tirana “vishet” me flamuj amerikanë, një portret gjigant mirëpret Sekretarin Blinken
Home
Politikë

PAMJET/ Tirana “vishet” me flamuj amerikanë, një portret gjigant mirëpret Sekretarin Blinken

14 February, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Tirana do të ketë nesër gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa për rreth 8 orë në kryeqytetin e Shqipërisë do të ndalet për një vizitë zyrtare Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00 të paradites dhe gjatë ndalesës në tokën shqiptare pritet të ketë një agjendë të ngjeshur me takime.

Deri më tani janë konfirmuar takimet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, por një mesazh i fortë nga Amerika mund të jepet edhe për punën e SPAK, ndaj gjasat janë që Blinken të ketë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani

E përjashtuara e madhe nga dita e nesërme do të jetë opozita e vendit, pasi deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për ndonjë takim me kreun e PD-së zyrtare Lulzim Basha, apo kreun e Grupit të PD, Gazment Bardhi.

Sakaq, në pritje të Blinken, kryeqyteti është “veshur” me flamuj amerikanë dhe në fasadën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë gjigande me foton e tij, për t’i shprehur mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit.

Detajet për vizitën e Blinken në Tiranë u zbuluan mbrëmjen e kaluar në një telekonferencë nga ish-ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila do të rikthehet në Shqipëri me Sekretarin e Shtetit.

“Ne do të nisemi nesër për një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë do të jetë një ditore në Shqipëri e cila do të nis në orën 11 deri në 7-8 të darkës. Ky ndalesë do të fokusohet tek e ardhmja, e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe e ardhmja e Europës.  Vizita do të shënojë gjithashtu edhe 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Duam të falënderojmë kryeministrin Rama që kemi qenë bashkë pendmbajtës në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria ka qenë pritësi kryesorë i refugjatëve afgan. Do të ketë disa takime, dhe është një agjendë e ngjeshur. Do të ketë një takim me Presidentin Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Pritja nuk do të jetë me ceremonial por do të jetë një takim bilateral dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për mediat”, zbuloi Kim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI JE NË GARË PËR LEKËT, NDËRSA UNË..."/ Zhaklin Lekatari sherr me gazetarin: Mos më thuaj mua ‘zemra ime’ se…
Previous article RAMA VIZITË NË BRUKSEL/ Takohet me Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për… Aktualitet

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT