Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër në aksin rrugor Sauk-Teg.
Ende janë të paqarta arsyet e shpërthimit, por si pasojë ka mbetur i dëmtuar në pjesën e gjymtyrëve drejtuesi i automjetit.
Mësohet se drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën për momentin, ndërsa në vendngjarje janë duke mbërritur shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca.