Aleksandër Sadikaj është 27-vjeçari i cili humbi jetën të shtunën pas shpërthimit me lëndë eksplozive në makinën Benz me të cilën ai udhëtonte.
Automjeti shpërtheu në ecje e sipër pranë TEG-ut, si pasojë e vendosjes së eksplozivit, mëson Panorama.al.
Burimet policore konfirmuan se i riu humbi jetën në spital, ku u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore. Plagët e shumta që ai kishte marrë si pasojë e djegies nga shpërthimi, bënë që i riu të mos ia dilte.
Siç e shihni nga pamjet e siguruara nga Panorama, në vendin e ngjarjes, ka shtëllunga të mëdha tymi dhe makina Benz ende në flakë.
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.