• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Shihni momentin kur Arbër Çekaj tenton të arratiset nga burgu “313”, zbret me litar…
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Shihni momentin kur Arbër Çekaj tenton të arratiset nga burgu “313”, zbret me litar…

3 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “News24” dhe “BalkanWeb” videon, që tregon momentin kur tentojnë të arratisen nga burgu “313” Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, i pari i kapur për sasinë më të madhe të kokainës të futur në Shqipëri, plot 613 kg, ndërsa i dyti është pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”.

Siç shihet në video, Çekaj dhe Pjetri arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri. I pari zbret nga litari Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj, i cili siç shihet në pamje, në momentin që bie poshtë, rrëzohet, por ngrihet menjëherë dhe të dy kalojnë rrethimin.

Gjithçka ndodh në vetëm pak sekonda, ndërsa në momentin që kalojnë rrethimin, ata përballen me një polic, të cilin e godasin me çengel hekuri, por më pas kapen nga policët e tjerë.

Ngjarja ndodhi më 8 gusht të këtij viti, ku sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Burgjeve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri e kanë organizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentativën e arratisjes. Ata kanë shfrytëzuar situatën e stisur nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë, duke prerë damarët e dorës.

Ngjarja ndodhi më 8 gusht të këtij viti, ku sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Burgjeve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri e kanë organizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentativën e arratisjes. Ata kanë shfrytëzuar situatën e stisur nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë, duke prerë damarët e dorës.

Menjëherë pasi gardianët kanë shkuar t’i ofrojnë ndihmë shtetasit Lulzim Çepele, që kishte prerë damarët, Çekaj e Pjetri kanë tentuar të arratisen, por tentativa e tyre ka dështuar dhe ata janë ndaluar në kohë.

Kujtojmë se 6 policë u pezulluan nga detyra në lidhje me tentativën e arratisjes. Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muca, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmon Prenga dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në planin e arratisjes. Në rrëfimet e tyre, fajin e arratisjes e mori përsipër Pjetri, ndërsa Çepele ka thënë se nuk kishte dijeni, kurse Çekaj theksoi se e ndoqi shokun e tij, por më pas u kthjellua dhe nuk vijoi vetë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEUTRALIZIMI I FLAKËVE NË VEND/ Shefi i Shtabit të FA: Ndërhyrja e ushtrisë efikase, minimizuam...
Previous article DEL VIDEO/ Momenti kur i vendoset tritoli makinës së inspektorit të policisë në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT