Pamjet rrënqethëse të qindra arkivoleve në Itali, si pasojë e koronavirusit po bëjnë xhiron e rrjetit.
Teksa numri i viktimave dhe të prekurëve vijon të jetë në rritje, Italia bën gjithnjë e më shume thirrjen për të qendruar në shtëpi në menyre që virusi mos të perhapet më shumë, ndërkohe që mjekët po bejne të pamundurën per të shpëtuar jetë me sakrificat e tyre të mëdha.
Edhe në Shqipëri, pjesa e madhe e qytetarëve po e zbatojnë nje nga rregullat kryesorë, atë të kufizimit të levizjeve. Megjithatë, duket se ka ende persona që e shohin situatën si normale duke mos kuptuar se nëse vijojnë të dalin çdo ditë, mëngjes e pasdite (edhe pa maska e doreza) gjërat do të përkeqësohen.
Apeli shkon për këdo që duhet të kuptojë se kjo luftë fitohet duke u vetëizoluar sot, që nesër mos të kemi përfundimin e trishtë të vendit fqinj. ALPEnews.al