Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit mëngjesin e sotëm (2 shtator) kanë mësyrë në mënyrë të paligjshe pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.
Por në një kohë që sezoni turistik ende nuk është mbyllur dhe resorti ka qenë plot me pushues, me urdhër direkt nga kryeministri Rama, fadromat e IKMT kanë tmerruar qytetarët duke zbatuar një vendim të paligjshëm, pa paralajmërim dhe pa asnjë dokument zyrtar të ligjshëm.
Kujtojmë që resorti “Prestige Resort” në Golem është i ligjshëm prej vitesh dhe është miratuar direkt nga kryeministri Edi Rama. Zv.Presidentja e Hysenbelliu Group, Fabiola Hysenbelliu tha madje se kryeministri Rama ka dhënë vetë ide për projektin e resortit.
Drejtuesi i mediave Panorama, Alfred Peza dënoi sulmin e IKMT ndaj “Prestige Resort” dhe tha se paligjshmëria qëndron se IKMT nuk ka zbatuar ligjin dhe procedurën ligjore që duhet bërë. Sipas Pezës, ky është një sulm i pastër dhe me urdhër direkt të kryeministrit Rama.
Drejtori i News 24 Robert Rakipllari tha se kryeministri Edi Rama ka nisur një sulm të egër prej kohësh ndaj bizneseve të ‘Hysenbelliu Group’.
“Kjo nuk është përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë si propagandohet se nuk ka asnjë njoftim, që kompania të marrë masat vetë, ai resort është me leje, kryeministri ka qenë vetë aty”.
Ekzistojnë shumë pamje dhe foto që vetë kryeministri Rama ka qenë në ambientet e resortit në Golem.
Në këto foto duket kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij në vendet që u prishën sot.