Protesta e opozitës, e cila ka zgjatur rreth dy orë është mbyllur me fjalimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili dha mesazhet e tij kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Ndërkohë spikati edhe fjala e kreut të PL-së, Ilir Meta, ku edhe ky shprehur shqetësimet në lidhje me keqqeverisjen.
Pas përfundimit të fjalimeve disa protestues i kanë vendosur flakën dy manekinëve të veshur si të burgosur, me foto të kryeministrit Rama dhe atë të McGonigal.


