• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET/ Një tërmet i fuqishëm godet Tajvanin, shembet një ndërtesë, jepet alarmi për cunami
Home
Nderkombetare

PAMJET/ Një tërmet i fuqishëm godet Tajvanin, shembet një ndërtesë, jepet alarmi për cunami

18 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregun juglindor të Tajvanit më 18 shtator, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Nga dridhjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, duke shtyrë Japoninë që të lëshojë paralajmërim për cunami.

Tërmeti ndodhi në orë 02:44 sipas kohës lokale, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti fillimisht u regjistrua si tërmet prej 7.2 shkallësh, por më pas u tha se ishte 6.9 shkallësh të Rihterit.

Të paktën një ndërtesë u shemb në qytetin Yuli, tha agjencia tajvaneze, Central News Agency.

 

 

Videot e postuara nga kjo agjenci shfaqën banorët duke ikur nga ndërtesa, teksa e gjithë zona u mbulua nga re pluhuri.

Dridhjet e tokës janë ndier edhe në kryeqytetin e Tajvanit, Tajpei, raportoi AFP.

Një tërmet prej 6.6 shkallësh goditi të njëjtin rajon të shtunën dhe që atëherë ka pasur edhe dridhje pasuese që kanë shkaktuar dëme minimale. Por, tërmeti i së dielës ishte shumë më i fuqishëm.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, duke këshilluar për kujdes banorët në ishujt afër Tajvanit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Japonia tha se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër. Megjithatë, nga pamjet e publikuara në televizione, në ishujt e prekur nga tërmeti nuk u panë valë të larta.

Ndërkaq, Qendra për Tërmete e Kinës tha se dridhjet e tokës u ndien edhe në zonat detare kineze, përfshirë në Fujian, Guangdong, Jiangsu dhe Shangai.

Tajvani vazhdimisht goditet nga tërmetet pasi ky ishull gjendet pranë vendit ku bashkohen dy pllaka tektonike.

Ishulli gjendet pranë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, zonë me aktivitet të shtuar sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe përgjatë pellgut Paqësor.

Tërmeti më vdekjeprurës në Tajvan u regjistrua në shtator të vitit 1999. Nga ky tërmet prej 7.6 shkallësh të Rihterit u vranë mbi 2.400 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Përplasja tragjike mes shqiptarëve në Itali, ky është 23-vjeçari që u vra në mes të rrugës
Previous article E PËSON KEQ/ Vodhi me dhunë varësen e floririt, hajduti arrestohet në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT