Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se Klodian Rasha është qëlluar për vdekje nga efektivi i policisë në një “rrugicë qorre” ku i riu ishte 100 metra larg shtëpisë së tij.
Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në shpatull dhe një në kokë. Klodjan Rasha është ndjekur që nga rruga “Don Bosko” ku është konstatuar, për shkak se kishte thyer orën policore që fillon në orën 22:00 sipas një urdhri të Komitetit Teknik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit.
I riu ka pasur probleme me ligjin në vitin 2016 por që prej atëherë nuk i ka sjellë probleme aksujt. Rasha, me origjinë nga Puka, është i papunë dhe është më i vogli i familjes, që ka edhe dy djem më të mëdhenj.
Për të parë gjithë çfarë ka ndodhur pak net më parë në Tiranë, në zonë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të parë nëse ka tejkalim të kompetencave nga ana e Policisë.


