• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET NGA KATEDRALIA “NGJALLJA E KRISHTIT”/ Qindra besimtarë e personalitete përcjellin Kryepeshkopin Anastas
Home
Sociale

PAMJET NGA KATEDRALIA “NGJALLJA E KRISHTIT”/ Qindra besimtarë e personalitete përcjellin Kryepeshkopin Anastas

30 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

I jepet sot lamtumira e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Ceremonia mortore nis në orën 11:00, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në vendin tonë, në një vend të posaçëm brenda Kishës. do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. Bartolomeu do të mbajë fjalimin e parë dhe do të drejtojë meshën.

Në ceremoninë mortore marrin pjesë liderët e Kishave Ortodokse në botë, krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë. I pranishëm do të jetë kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.

Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Është konfirmuar gjithashtu edhe pjesëmarrja e Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.

Gjithashtu në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni “Fetë për Paqen”, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.

Fjalim do të mbajnë edhe mbesa e Kryepeshkopit Anastas, si edhe dy kryeministrat Rama e Mitsotakis.

Agjenda e ceremonisë

Fjala e përmortshme e Tërëshenjtërisë së tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome

Fjala e përmortshme e Mbikëqyrësit të Fronit, hirësi Joanit, Mitropolit i Korçës,

Fjala e përmortshme e Kryetarit të Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Bishop Heinrich Bedford-Strohm

Fjala e përmortshme, jashtë programit, e mbesës së Kryepeshkopit të ndjerë, znj. Roksani Janullatos

Fjala e përmortshme e Shkëlqesisë së tij, Kryeministrit të Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis,

Fjala e përmortshme e Shkëlqesisë së tij, Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, ë 25 janar 2025 në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.

Kryepeshkopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin dhe punën e tij, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

VIDEO

Janullatos ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1992. U nderua me 27 medalje e çmime dhe në vitin 2000 u propozua për Çmimin Nobel.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA PËR PËRCJELLJEN E JANULLATOS PËR NË BANESËN E FUNDIT/ Berisha pranë Ramës dhe Mitsotakis
Previous article MOTI I KEQ/ Rrëshqitje gurësh dhe dherash, probleme me qarkullimin në disa rrugë në Kukës

s.autor

Postime të ngjashme

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT