Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 33-vjeçar ka qenë shenjestër e një atentati me eksploziv.
Në një lidhje live me News 24, gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se në lagjen “10 Korriku” në parkimin e një pallati ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozive si pasojë ka mbetur i plagosur 34-vjeçari Idrit Sadedinaj. Ai se në qytetin e Vlorës kishte kohë që nuk kishte ndodhur një ngajrje e tillë.
“Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Vendi është hyrja e një parkimi, por nuk ka automjet në vendin e shpërthimit. Ende nuk dihet se ku ka qenë e vendosur lënda shpërthyese. Deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar. Ky emër nuk ka asnjë precedent penal por ka qenë banor i këtij pallati”- tha ai.


