Gazjoni kishte shumë miq. Dhe të shumtë ishin ata që donin t’i jepnin lamtumirën e fundit sot mësuesit të matematikës në Medresenë e Shkodrës, dega e djemve, pasi humbi jetën për shkak të koronavirusit.
Por në këto ditë, kur situata e përhapjes së koronavirusit mbetet shqetësuese, autoritetet shëndetësore theksojnë se distancimi fizik dhe mbajtja e maskave në ambiente me shumë njerëz dhe të mbyllura është e domosdoshme.
Por, në ceremoninë e tij të varrimit, sikurse mund të shihet edhe nga fotot e mbërritur në redaksinë e Ora Neës, kishte një pjesëmarrje të madhe njerëzish dhe respektimi i distancimit fizik është injoruar, siç është injoruar nga disa dhe mbajtja e maskës.
Mos harroni! Koronavirusi eshte mes nesh. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete.
Në 24 orët e fundit në të gjithë Shqipërinë janë shënuar 117 raste të reja dhe 6 viktima. Shkodra ka pasur ditën e sotme një rast të ri dhe një tjeter të vdekur nga Covid-19, në moshën 49 vjecare. Situata në spitale shfaqet shqetësuese pasi 114 persona janë të shtruar, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
Shkodra sot u zgjua e pikëlluar. Përcollën për në banesën e fundit mësuesin e përkushtuar dhe mjaft të dashur, Gazjon Rusi, ishte babai i tre fëmijëve dhe u nda nga jeta sot në mëngjes në moshën 39-vjeçare.



