Ilir Kulla, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Presidencë, ka reaguar në lidhje me vdekjen e gardisti 58-vjeçari Gani Potka, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kulla shkruan se do ta kujtojë mikun e tij gjithnjë të buzëqeshur, ndërsa thekson se COVID-i i mallkuar e mori para kohë nga familja dhe miqtë.
“Do të kujtojmë gjithnjë me këtë buzëqeshje mik dhe bashkëpunëtor vyer i ditëve të vështira. Covid i mallkuar te mori para kohe nga familja dhe miqtë!”,- shkruan Kulla.
Mësohet se 58-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte punuar më herët shofer në Ambasadën shqiptare në Holandë, apo si shofer i ish-ministrit të Jashtëm Kastriot Islami. Gani Potka ka qenë ushtarak nënoficer dhe për rreth 20 vite ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë që për gati 6 vite kishte punuar si shofer i Ilir Kullës, ndërsa për gati 2 vitet e fundit punonte për ministren Elisa Spiropali.