BalkanWeb mëson se menjëherë pas konferencës për shtyp, kryeministri Rama dhe Presidenti Vucic janë zhvendosur në një ambient tjetër për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon, në mënyrë të veçantë mbi situatën në veri të Kosovës.
Po ashtu raportohet se darkës i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill. Për më tepër shihni fotot.








