Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit i cili zhyti në dhimbje Durrësin dhe gjithë Shqipërinë jeta vazhdon dhe duket se pavarsisht dhimbjes për ata që ikën ka shpresë.
Mbrëmjen e sotme, si në të gjitha bashkitë e vendit edhe në bashkinë e Durrësit janë ndezur dritat e festave në këtë qytet ku shihen të gjitha grupmoshat që janë të pranishme aty.
Siç duket Durrësi po e le mbrapa traumën dhe frikën që pësoi në 26 nëntor dhe është i vendosur të vazhdojë përpara me besim dhe me shpresë.