Restaurimi i Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, e dyta për nga vjetërsia në Ballkan, është një tjetër premtim i mbajtur nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në ruajtjen dhe rijetëzimin e pasurive kulturore.
Që nga viti ’80 ky është projekti i parë restaurues, i cili aplikohet në këtë kishë bizantine, të shek. XII.
Punimet restauruese, u kryen sipas projektit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me bërthamën e projektimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me një vlerë investimi prej 5 milionë lekë të reja.
Ndërhyrja e fundit në këtë kishë mbi 500-vjeçare, monument kulture e kategorisë së parë, daton në vitet ’80, por teknikat e përdorura nuk kanë qenë ato të duhurat.
Kisha e Kosinës është e njohur jo vetëm si një objekt monument kulture me vlera të rralla kulturore dhe arkitektonike.
Ajo u vendos në qendër të vëmendjes në vitin 2011 për shkak të zhvarrosjes së 69 eshtrave shekullore me pretendimin e përfaqësuesve të Kishës Orthodhokse se bëhej fjalë për ushtarë grekë.
Përfundon restaurimi i kishës "Fjetja e Shën Mërisë" në Kosinë
Punimet restauruese, u kryen sipas projektit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me bërthamën e projektimit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, me një vlerë investimi prej 5 milionë lekë të reja.http://ata.gov.al/2018/08/14/perfundon-restaurimi-i-kishes-fjetja-e-shen-merise-ne-kosine/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Tuesday, August 14, 2018



