Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në qytetin e Fierit ku shtetësja Lindita Maloku, 47 vjeçe kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i godinës së Partisë Demokratike.
Nga informacionet e para mësojmë se 47 vjeçarja Maloku është nënë 2 dy fëmijëve e divorcuar prej 2 vitesh ku pas divorcit ajo ka humbur jo vetëm fëmijët nga por dhe një strehë ku të fusë kokën.
Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që znj.Maloku tenton të hidhet nga godina e PD, pasi hera e fundit që ajo ka tentuar të bëjë një gjë të tillë ka qenë 1 qershori i 2018.
Arsyet që e çuan znj.Maloku në atë periudhë të ndërmerte këtë akt ekstrem kanë qenë shkaqet e vështira ekonomike.
Nga informacionet e para mësjmë se nga kërkesat e 47-vjeçares janë të ketë një shtëpi dhe një punë, gjithashtu ajo ka kërkuar të takohet me kryetarin e Bashkisë Fier z.Armando Subashin në mënyrë që të zbresë nga godina 5 katëshe.
Policia së bashku me ambulancën ndodhen në vendngjarje dhe po punohet që kjo situatë të mos përfundojë në mënyrë tragjike.
PAMJET VIDEO
PO NDODH/ Fier, gruaja tenton të hidhet nga tarraca e selisë PD
PO NDODH/ Fier, gruaja tenton të hidhet nga tarraca e selisë PDVideo ORA NEWS http://www.oranews.tv/index.php/article/fier-47-vjecarja-e-divorcuar-tenton-te-hidhet-nga-kati-i-4-t-i-godines-se-pd
Posted by Ora News on Tuesday, August 14, 2018


