• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET/ Ilir Meta pritet në Ambasadën e SHBA nga Yuri Kim! Në darkë edhe Basha
Home
Politikë

PAMJET/ Ilir Meta pritet në Ambasadën e SHBA nga Yuri Kim! Në darkë edhe Basha

9 June, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka pritur në një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson të gjithë ish ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991.

Në këtë darkë kanë qenë të ftuar mes të tjerëve edhe kreu i shtetit Ilir Meta, si dhe ish kreu i PD, Lulzim Basha.

Në tryezën e organizuar me rastin e festimeve për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, diplomatja amerikane ka ulur krah saj kreun e shtetit, Ilir Meta.

VIDEO

Postimi i Ambasades amerikane ne Tirane

Si pjesë e festimeve tona për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim pati nderin të ftojë të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson.

Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mbi të gjitha, ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre.

Përgëzime për miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Gëzuar, edhe njëqind!

Grupi ngriti gjithashtu edhe një dolli për të nderuar ata të cilët nuk mundën t’i bashkoheshin mbrëmjes, Muhamet Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEATRIX MERR SURPRIZËN EMOCIONUESE/ Me kë e priti këngëtarja 28-vjetorin?
Previous article SHPALLET NË KËRKIM ISH-PUNONJËSI I ZYRËS POSTARE/ I vodhi pensionin e tre muajve një qytetareje

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT