Hapja provizorisht e Rrugës së Arbrit ditën e sotme është pritur nga banorët e zonës si një ngjarje tejet festive, pasi ajo ka një rëndësi të veçantë për banorës e zonave të Peshkopisë, Bulqizë, Dibrës dhe jo vetëm.
Rruga e re shkurton distancën duke nxitur jo vetëm zhvillimin ekonomik dhe turizmit por dhe punësimit të banorëve në qytete të tjera.
Vetë banorët shprehen shumë të lumtur për hapjen e kësaj rruge edhe pse në mënyrë provizore, pasi tashëm atyre do u lehtësohen shumë lëvizjet e tyre të përditshme. Për festimin e këtij rasti banorët e veshur me kostume popullore dhe tradicionale të zonës, me daulle e flamuj kombëtar kanë festuar në rrugën e Arbrit.
“Është një ditë e gëzueshme dhe e shënuar për banorët e zonë, është fat i madh që e arritëm këtë ditë që ta bëjmë rrugën në Tiranë brenda orës, na jep dhe mundësi punësimi”, tha një banor.
“Sot është një ditë e veçantë për dibranët dhe banorët e malësisë së Tiranës dhe për Tetovën dhe Gostivarin. Sot po inaugurohet një pjesë e rrugës, por ndihmon shumë në lëvizjen më të shpejtë të banorëve”, tha një tjetër.
“Ky është laj m i gëzueshëm për Bulqizën pasi kemi shekuj që presim rrugën e Arbrit, hapet pjesërisht por prapë është një zhvillim i miri për zonën tonë”, tha një banorë.
“Kjo rrugë na zgjidh shumë probleme”, tha një tjetër, raporton shqiptarja.com. Më poshtë video e postuar në rrjetet sociale nga Hasan Pasha.