• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Gjesti prekës i berberëve shqiptarë në Angli, presin flokët për të mbështetur gruan me kancer
Home
Sociale

PAMJET/ Gjesti prekës i berberëve shqiptarë në Angli, presin flokët për të mbështetur gruan me kancer

1 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Një paciente me kancer e cila i është nënshtruar një kimioterapie është emocionuar nga një gjest shumë i veçantë nga dy berber me origjinë shqiptare në Angli. Caroline Ross vuri re se flokët filluan t’i binin pas kimioterapisë dhe vendosi që t’i qethte plotësisht.

58-vjeçarja, e cila po trajtohej për kancerin e zorrëve për herë të dytë brenda katër viteve, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Bica donte të filmonte punën e tij, por më pas u emocionua kur pa gjestin e dy të rinjve dhe kuptoi se çfarë ndodhi. Pamjet emocionale tregojnë se Bica së bashku me kushëririn e tij, Klodian Peci, fillojnë që të qethin flokët e tyre për t’u solidarizuar me Caroline.

Berberi shqiptar shihet duke i prerë flokët gruas së sëmurë me gërshërë dhe më pas ndalon e i thotë se “nuk do e lënë vetëm”, prandaj ai dhe kushëriri i tij bëhen tullac për ta përkrahur. Caroline shfaqet në video e befasuar, teksa kushërinjtë fillojnë e presin flokët pas saj. Në fund Bica i jep asaj një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.

Zonja Ross, një ish -kuzhiniere dhe pronare e një klubi tha se veprimet e dy të rinjve e bënë atë të qetë pasi kishte frikë të priste flokët dhe ajo i përshëndeti ata heronj që i dhanë asaj besimin për të “ecur me krenari”.

Ajo e postoi videon në Instagram dhe TikTok ku është parë më shumë se gjysmë milioni herë, me përdoruesit që e lavdëronin Bicëb si ‘frymëzues’, por berberi i përulur pretendon se ai thjesht donte të ndihmonte.

Andi Bica që është larguar nga Shqipëria 11 vite më parë, është shprehur: ‘Kur e dëgjova pse ajo do të priste flokët, mendova për këtë ide në moment. Nuk doja që ajo ta kuptonte, kështu që fola me kushëririn në gjuhën time dhe ai ishte shumë i lumtur, kështu që e vendosëm menjëherë. Ishte shumë bukur të shihnim se ajo u surprizua shumë’.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/08/31/7292541267104255420/640x360_MP4_7292541267104255420.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA MIQËSORE NDAJ GREQISË/ Zvicra jep lajmin e keq, Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19
Previous article CHAMPIONS/ Vllaznia e femrave nuk ia del në duelin e parë ndaj Juventusit

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT