• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ “Fabrikë” Bitcoini në Malësi të Madhe, policia jep DETAJET
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ “Fabrikë” Bitcoini në Malësi të Madhe, policia jep DETAJET

26 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Strukturat e policisë në bashkëpunim më operatorin e shpërndarjes së energjisë elektike kanë zbuluar në Malësi të Madhe një laborator për prodhimin e kriptomonedhave.

Policia e Shkodrës bën me dije se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e unifomave blu kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Bitcoin’. Uniformat blu pasi janë vënë në dijeni të veprimtarisë së paligjshme, kanë nisur hetimet me metoda speciale.

Njoftimi i plotë

Malësi e Madhe, Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bitcoin”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe OSHEE-në, Malësia e Madhe.
Gjenden dhe sekuestrohen në magazinën e një banese, 14 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale.

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, i cili i furnizonte pajisjet me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të mashtrimit kompjuterik, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, falë edhe bashkëpunimit me OSHEE-në, janë administruar informacione policore operative se në Malësi të Madhe po ushtrohej veprimtaria e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, në mënyrë të jashtëligjshme.

Strukturat e Komisariatit të Policisë, Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe OSHEE-në, Malësi e Madhe, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bitcoin”.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. H., në Malësi të Madhe, Shkodër. Gjatë kontrollit, pranë magazinës së kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar 14 pajisje të markave të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale, si dhe aksesorë të tjerë që nevojiten për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Këto pajisje furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NGA SANKSIONET/ Rusia nxjerr në shitje rezervat e arit me vlerë 140 miliardë euro, mungojnë blerësit
Previous article "NATËN SHPIRT"/ Çfarë po ndodh me Arditit dhe Beniadës? Këngëtari publikon mesazhet: Do më vrasë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT