Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Vorës, ku një automjet është përmbysur përshkak se është përplasur me trafikndarësen.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat e policisë dhe nuk ka ende një konfirmim nëse ka persona të lënduar nga përmbysja e automjetit. Po ashtu, ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit. Makina është me targat AA121LC.
Policia pritet të zbardhë dinamikën e aksidentit.
Alpenews.al ju sjell pamjet ekskluzive nga aksidenti.


