• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ E kishte çuar në servis, shkrumbohet makina e biznesmenit në Shkodër, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ E kishte çuar në servis, shkrumbohet makina e biznesmenit në Shkodër, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

5 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Digjet mjeti i një biznesmeni nga fshati Juban në njësinë Guri i Zi në Shkodër, ndërsa ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ngjarja ndodhi gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se shtetasi Artan Luka, 33 vjeç, banues në Juban të Gurit të Zi kishte çuar makinën e tij tip ‘Porch Panamera’ në një servis aty në fshat rreth 200 metër larg banesës. Papritur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm dyshohet se një person është afruar nga pjesa e përparme e mjetit duke e djegur në mënyrë të qëllimshme. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruar për BalkanWeb, disa metra më tutje në momentin që mjeti i biznesmenit Luka merr flakë, duket një mjet tjetër që lëviz dhe që dyshohet se ka marrë autorin që i ka vendosur flakën duke u larguar më pas në drejtim të paditur. Shtetasi Artan Luka është pronar i një bar/restoranti eventesh që ndodhet në fshatin Juban të cilin e ka blerë një vit më parë.

Po ashtu punon edhe më një person tjetër në fushën e ndërtimit. Pas djegies së mjetit nga i cili nuk ka mbetur asgjë pasi është shkrumbuar plotësisht kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrfikëse, por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar atë makinë që u dogj plotësisht. Po ashtu në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë bërë hetimet paraprake të kësaj ngjarje që sipas dyshimeve të deritanishme është e qëllimshme. Megjithatë duke qenë se në pamje autori nuk duket duke e vënë flakën, pritet akti i ekspertizës nga zjarrfikëset, i cili do të vendosë përfundimisht nëse kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërkohë pronari i këtij mjeti, biznesmeni Artan Luka ka deklaruar në policinë vendore të Shkodrës se nuk ka asnjë konflikt me askënd.

“Nuk kam asnjë problem me askend. Nuk kam patur ndonjëherë konflikt ndaj edhe nuk e di përse ma kanë djegur makinën. Nuk kam asnjë lloj dyshimi për shkak se nuk kam patur problem ndaj nuk e di nga ka ardhur. Jam i habitur për këtë që më ka ndodhur por shpresoj që të zbardhet sa më shpejt”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari të cilit iu dogj mjeti. Nga ana e saj policia po punon për të arritur në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë para afro 5 vitesh shtetasit Artan Luka persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një market që ka patur asokohe, por sipas burimeve pranë tij këto dy ngjarje nuk mendohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ 1 viktimë dhe 3 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
Previous article KUJDES! Fshijini këto gjëra nga Facebooku juaj, mund të jeni në telashe

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT