• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke publikojnë FOTOT nga vendngjarja
Home
Breaking News

PAMJET/ Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke publikojnë FOTOT nga vendngjarja

15 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi ku u vra me plumb në kokë në një atentat Irakli Davella dhe u plagos me armë zjarri Edi Lolo, të dy shqiptarë.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga mediat greke, viktima Irakli Davella ka mbetur i shtrirë në rrugë pranë mjetit të tij, ndërsa aty pranë janë edhe forcat e policisë.

Ndërkohë, në foton më poshtë është momentin kur i plagosuri nga ekzekutimi mafioz, Edi Lolo, dërgohet në spital me ambulancë.

Sipas raportimeve nga Newsbomb.gr, autorët kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar nga brenda saj, ndërsa policia ka vlerësuar se ata i kishin ndjekur dy shqiptarët para goditjes fatale.

Siç shkruajnë mediat greke, viktima ishte pronari i një lokali në Peristeri, ndërsa raportohet se kishte lidhje me mafien greke, persona që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella po ashtu gjatë muajve të verës jepte makina me qira në ishujt e Greqisë. Ndërsa i plagosuri edhe ai shtetas shqiptar, kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GOLAT/ Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, humbasin Fiore e Parma! Sot në fushë Roma dhe Milani
Previous article 14 VITE NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE/ Basha: Sakrifica dhe dëshira e shqiptarëve u bë realitet

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT