• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJE TË RËNDA NGA DOSJA “EPSTEIN”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!
Home
Nderkombetare

PAMJE TË RËNDA NGA DOSJA “EPSTEIN”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

1 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbi 15 mijë email-e me rreth një duzinë mjekësh, kryesisht gjinekologë dhe dermatologë, dalin nga “Epstein Files” si një nga aspektet më shqetësuese të marrëdhënies që Jeffrey Epstein, financieri pedofil, kishte me viktimat e rrjetit të tij të trafikimit.

The New York Times ka publikuar në orët e fundit një raport të gjatë mbi përmbajtjen e këtyre email-eve: mes fotove të zbuluara është edhe ajo e një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer mbi një nga të rejat, mbi tavolinën e ngrënies në një nga rezidencat e financierit. Kirurgu, Jess Ting, mik i Epstein-it, vinte nga një prej spitaleve më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, Mount Sinai. Pak kohë më pas, një nga projektet e tij kërkimore mori 50 mijë dollarë donacione – pikërisht nga Epstein.

Raste të tjera të dokumentuara: një mjek internist në West Palm Beach urdhëron analiza gjaku për një grua tjetër. Rezultatet, të cilat dolën jonormale, ia komunikon jo asaj, por Epstein-it. Një dentist i Columbia University i kërkon Epstein-it sa punë dentare dëshironte të kryhej mbi një “vajzë” me një karies të rëndë. Epstein i urdhëronte gratë të kryenin ekzaminime pelvike, liposuksion dhe heqje nishanesh, dhe paguante për një sërë trajtimesh specialistike – nga terapi psikiatrike me 800 dollarë në orë deri te devitalizime dentare. Në një rast, një asistente i përcolli kërkesën e një gruaje që kërkonte 600 dollarë për të rinovuar recetën e saj për një ilaç kundër akneve, dhe Epstein ia refuzoi trajtimin. E kështu me radhë.

Këta profesionistë bënin pjesë në një rreth specialistësh besnikë ndaj Epstein-it, i cili shpesh përfitonte nga ekspertiza e tyre për problemet e veta shëndetësore, shpesh u dhuronte shuma të mëdha departamenteve të tyre dhe shpesh i vinte në kontakt me miqtë e tij të fuqishëm në botën e biznesit dhe politikës.

Nga një analizë e bërë nga The Economist mbi 500 kontaktet më të shpeshta në korrespondencën dixhitale të Jeffrey Epstein-it (duke përjashtuar stafin e tij), kishte rezultuar se plot 10% e tyre i përkisnin kategorisë “mjekë dhe shkencëtarë”. Disa prej tyre, veçanërisht gjinekologë dhe dermatologë, financieri pedofil ua dërgonte rregullisht shumë prej “vajzave të tij” për të kryer teste për sëmundje seksualisht të transmetueshme, për t’u përshkruar pilulën kontraceptive, për t’u vaksinuar kundër Papillomavirusit dhe për të kontrolluar “shëndetin e tyre seksual”.

Nga korrespondenca dalin emra personalitetesh të shquara të mjekësisë dhe mjekë të tjerë. Më e njohura është ish-Miss Suedia Eva Dubin, për një kohë të gjatë e fejuara e Epstein-it.

Edhe The Cut, një seksion online i New York Magazine, ka analizuar dokumentet, duke renditur profesionistët më të përmendur në email-e, të cilët ushtronin aktivitetin në të gjitha vendet ku Epstein kishte shtëpi (në New York, Palm Beach, New Mexico dhe Ohio) dhe që duket se kishin pak a shumë dijeni se vajzat dërgoheshin prej tij.

Megjithatë, duke pasur parasysh se – siç i ka thënë The Cut një mjek anonim – një profesionist nuk ka detyrim të hetojë për numrin e madh të vajzave madhore (por a ishin vërtet të gjitha madhore?) me të cilat një person ka marrëdhënie seksuale, hijet mbeten të shumta.

Në një email, për shembull, një mjek i shkruan Epstein-it: “Kam qenë besnik kur më telefononin nga revistat dhe vazhdonin të më bënin pyetje për ty.”

Dhe ka edhe një shkëmbim mesazhesh ku një bashkëbisedues, ndoshta vëllai i tij Mark, e pyet financierin me email: “E mban mend emrin e gjinekologut ku zakonisht dërgoje viktimat e tua? (sic)”. Kur Epstein kundërpyet: “Në NY?”, ai i përgjigjet: “Po. Shumë vite më parë i dërgoje gjithmonë te një gjinekolog në NY, i cili një herë kishte thënë diçka si: vetëm ti ma mbaje në këmbë klinikën.”/ Corriere della Sera

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM RËNË DAKORD TË FLAS"/ Trump: Udhëheqësit iranianë duan të rifillojnë negociatat
Previous article EURO U-21 2027 NË SHQIPËRI/ UEFA përmbyll inspektimin e katër stadiumeve që do presin turneun

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT