Një 20-vjeçar ka plagosur me thikë një ushtar izraelit dhe një qytetar të thjeshtë në lindje të Jerusalemit, ndërsa më pas është vrarë nga policia.
JUST IN – Stabbing attack in Jerusalem, near the National Headquarters of the Israel Police. 2 wounded, assailant neutralized.pic.twitter.com/kW9faezQ7u
— Disclose.tv 🚨 (@disclosetv) May 24, 2021
Këta të fundit e kanë cilësuar sulmin si terrorist, e në videon që kanë publikuar shfaqin trupin e pajetë të 20-vjeçarit të shtrirë në tokë.
Incidenti ndodhi në afërsi të selisë Sheik Jarah.
🔴 Aanval met een mes in Jeruzalem vandaag. Mes zit nog in rug van soldaat.pic.twitter.com/blOAKCuOd9
— joods.nl ✡️🇳🇱 (@dutchjews) May 24, 2021
“Ushtari ka marrë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në spital për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të ushtrisë izraelite.
Në pamjet e publikuara në rrjet, shihet dhe momenti ku policia vret të riun.


