Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një person është përplasur për vdekje, pranë vendit të quajtur “Ura e Dajlanit”. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve.