• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE NGA OPERACIONI QË ÇMONTOI GRUPIN E ERGYS DASHIT/ Ja si vepronte banda e trafikantëve që të mos përgjohej nga policia
Home
Breaking News

PAMJE NGA OPERACIONI QË ÇMONTOI GRUPIN E ERGYS DASHIT/ Ja si vepronte banda e trafikantëve që të mos përgjohej nga policia

8 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë hetime që kanë nisur rreth 5 vite më parë teksa ishte bllokuar një sasi e madhe kokaine.

U kapën një grup po Policia italiane e kishte të qartë se zona kontrollohej nga disa banda e për pasojë vijuan t’i survejojnë këto grupe.

Hartat e lëvizjes së lëndës së kushtueshme narkotike ishin thuajse të pashmangshme; nisej nga vendet e Amerikës Latine dhe mbërrinin në Itali dhe Spanjë dhe nga aty shpërndaheshin nëpër vendet ku vepronte organizata kriminale, kryesisht Holandë, Gjermani dhe Belgjikë.

VIDEO

Grupi që u godit duke zbardhur dita e djeshme mësohet se u zbulua nga një hetim intensiv i nisur pas ekzekutimit të bujshëm të një djali shqiptar, të cilin drejtësia italiane e njihte mjaft mirë.

Sipas të dhënave, u bë me dije se u arrestuan 11 persona, u gjenden 80 kg kokainë dhe një sasi marijuane, ku autoritete hetimore torineze bëjnë me dije se marijuana vjen nga Ballkani, ndërsa kokaina nga vendet e Amerikës, kryesisht Ekuadori, vend në të cilin edhe u krye ekzekutimi i të riut nga Shqipëria Ergys Dashi.

Edhe pse autoritete vendase nuk kanë ende gjurmë autorësh për një nga dhjetëra viktima të luftës së përgjakshme të bandave të drogës sidomos në Guaya mësohet se ata kanë kërkuar nga drejtësia italiane që të kryejë hetime për llogaritë të asaj vrasjeje horror në mes të restorantit me dhjetëra persona brenda.

OPERACIONI Referuar mediave italiane bëhet me dije se policia e tyre orëve të para të së djeshmes ka goditur në qytetin e Torinos një rrjet trafiku duke sekuestruar 80 kilogramë kokainë me vlerë rreth 5 milionë euro.

Në pranga kanë rënë 11 persona të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal që ishte drejtuar nga shqiptari Ergys Dashi i vrarë me dy plumba në kokë në Ekuador në janar të këtij viti.

Policia italiane sekuestroi në qytetin e Torinos 80 kilogramë kokainë me vlerë tregu rreth 5 milionë euro në një operacion kundër rrjetit ku bënte pjesë edhe shqiptari Ergys Dashi i ekzekutuar më 22 janar në Guayaquil të Ekuadorit.

Viktima konsiderohej si kapo i grupit të 11 trafikantëve të arrestuar gjatë operacionit të Policisë italiane, e cila ka prangosur italianë, shqiptarë e polakë. Shqiptari i vrarë në Ekuador ishte kreu i një grupi që trafikonte kokaine e marijuanë nga Amerika e Jugut e nga vendet ballkanike drejt Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Holandës e Sllovenisë.

Ekzekutimi i shqiptarit Ergys Dashi me disa plumba në fytyrë, në një restorant të Guayaquil, dyshohet se ka lidhje me narkotrafikun ndërkombëtar. Grupi kriminal i drejtuar prej tij menaxhonte sasi të mëdha droge që mbërrinte në Europë përmes makinave luksoze që modifikoheshin në Slloveni.

Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut përmes rrugës detare në portet europiane duke përdorur teknikën “rip-off”. Hetimet janë shtrirë në disa shtete si Shqipëri, Ekuador, Slloveni, Polonia, Gjermani, e Zvicër ku besohet se kanë qëndruar korrierët që transportonin lëndën narkotike.

Në bashkëpunim me EUROJUST dhe me autoritetet e drejtësisë sllovene janë kryer 30 kontrolle banesash, ku kanë qëndruar korrierët e drogës që udhëtonin me makina të modifikuara për të fshehur lëndën narkotike. Për kokainën përdorej rruga atlantike ndërsa marijuana lëvizte në vendet ballkanike.

Pas mbërritjes në Itali droga tregtohej në veri të vendit dhe në territorin holandez, slloven, zviceran e gjerman. Hetimet ndaj këtij rrjeti kanë nisur më vitin 2017 pas arrestimit të disa korrierëve të lëndës narkotike.

Anëtarët e rrjetit sipas hetuesve, përdornin platformë komunikimi në internet me qëllim shmangien e përgjimeve nga policia, rrjet që në fakt është përdorur prej shumë kohësh edhe në vendin tonë.

Në momentin kur u ndërhy për ta bllokuar, ekspertët tanë e patën të pamundur ta zbërthenin e për pasojë u bënë pjesë e një superoperacioni ndërkombëtar, ndër më të mëdhenjtë në botë.

EKZEKUTIMI I ERGYS DASHIT

Me 22 janar të këtij viti në një restorant në Guayaquili të Ekuadorit, qytetit-port që duket se është zaptuar nga shqiptarët do të ekzekutohej një i ri.

Emri i tij nuk njihej në fakt në vendin tonë, pasi ai e kishte aktivitetin jashtë vendi. U mësua se dy persona shkuan në portën e restorantit që ruhej me badiguardë dhe kërkuan të hynin brenda me çdo kusht pasi kishin një porosi për të çuar në një tavolinë.

Porosia ishte një buqetë me lule, por vrasësit nuk kishin certifikate vaksinimi e për pasojë njëri ka hyrë brenda dhe tjetri ka qëndruar me rojet që mos të krijonte përplasje me ta por të mbaronin punën. Personi që hyri me lule, një mekanizëm ekzekutimi ky i përdorur vite më parë nga vrasësit shqiptarë, ka shkuar në tavolinën ku darkonte Dashi duke e qëlluar me breshëri dhe duke e lënë të vdekur në tavolinë.

Mediat vendase për javë me radhë e kishin kryelajm shqiptarin, i cili pas hetimeve rezultoi të ishte një person me lidhje të shumta dhe të fuqishme me bandat e trafikut të drogës e kryesisht të tonelatave që niseshin në drejtim të porteve europiane.

Vrasësit e Dashit nuk u gjetën, ashtu siç nuk janë gjendur as të disa shqiptarëve të tjerë që janë ekzekutuar atje, pasi autoritetet vendase tregojnë se shqiptarët vrasin njëri-tjetrin në tregtinë e drogës dhe ndaj edhe është e vështirë të zbardhen ngjarje të tilla.

Madje, zakonisht, hasmëritë e krijuara atje shpesh transferohen në vendin tonë, ngjarje që policia dhe as prokuroria nuk i zbardhin asnjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKON deputeti ukrainas: Masakrën në Bucha e shkaktuan vetë ukrainasit në bashkëpunim me britanikët
Previous article KUNDËRVAJTJA ME MAKINË E "MERR MË QAFË"/ Shqiptari kapet me kokainë: Me paguan për ta parkuar

s.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT