Njësitet e Policisë së Kosovës dhe FSK-së janë në kërkim të dy policëve që mbrëmë ranë në një humnerë teksa po lëviznin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Express u sjellë foto nga vendi i ngjarjes pamje nga pistat ku po dyshohet të jenë zyrtarët policorë. Njësiti i zhytësve të FSK-së, bashkë Policinë e Kosovës, kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimin për dy trupat e dy zyrtarëve policorë që janë zhdukur në lumin Lepenc.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Policët e përfshirë në këtë aksident janë Malsor Dashi dhe Armend Trena.






