• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Paloka, shkarkimi i Çakos/ Ai buzëqesh kur e shkarkojnë se diçka tjetër…
Home
Shqipëri

Paloka, shkarkimi i Çakos/ Ai buzëqesh kur e shkarkojnë se diçka tjetër…

8 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, njëherëz edhe Nënkryetar i Kuvendit, e cilësoi shkarkimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si “kokën e turkut” të rradhës.

“Është i qartë komenti i Fatmir Xhafës, i bie që Çako është larguar për punë të mirë. Po këtë absurditet vetëm në këtë qeveri mund ta dëgjosh. Po kjo ndodh se Çako është koka e turkut e radhës. Se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama. Ajo që ndodhi me kanabisin, bashkëpunimi i policisë me krimin në ato nivele nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Çakos dhe Tahirit. Çdo gjë është urdhëruar nga Edi Rama. Çako duhet të ishte larguar me kohë, s’duhet të dëgjonim lavdërime për të, po kallzim penal për të. Pas të gjitha fakteve të paraqitura nga antimafia italiane, Çako duhet të ishte përpara drejtësisë”, tha Paloka i ftuar në studion e News 24.

Sipas tij, edhe më naivi në këtë botë e kupton që Çako e Tahiri s’vepronin dot pa urdhërin dhe dijeninë e Ramës.

“Ai buzëqesh kur shkojnë e shkarkojnë, se diçka tjetër i kanë premtuar”, tha Paloka.

Kreu i grupit parlamentar të PD paralajmëroi se opozitës do t’i bashkohen edhe parti të tjera, qëllimi i vetëm i të cilave është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

“Protesta do zhvillohet pas datës 20, me shumë gjasë data 27 janar. Të gjithë aktet e fundit kanë thelluar krizën në vend, dhe vendosmërinë e opozitës për një qëllim politik, largimin e Edi Ramës. Opozita e bashkuar sot, dhe parti që do afrohen shumë shpejt, parti të tjera jo të parëndësishme, do bashkohen për largimin e tij. Ky s’mund të qëndrojë më kryeministër i Shqipërisë”, tha Paloka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aleatët e PD “kërcënojnë” Bashën: Ndryshim sistemi zgjedhor ose largohemi!
Previous article KRRABË/ Tuneli mbushet me tym pas defektit që pësoi autobuzi. Alarmohen udhëtarët

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT