• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Palestrat e reja, shkolla “4 Dëshmorët” hap dyert për të rinjtë e Njësisë 8
Home
Sociale

Palestrat e reja, shkolla “4 Dëshmorët” hap dyert për të rinjtë e Njësisë 8

5 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Pas Shkollës së Kuqe, një tjetër shkollë në kryeqytet ka hapur dyert, që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive pasditeve dhe në fundjavë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë në palestrën e shkollës “4 Dëshmorët”, ku tha se fushata për rritjen e vëmendjes ndaj sportit do të kthehet në një histori suksesi për rininë e qytetit.

“Nxisni fëmijët të lexojnë libra, të kalojnë kohë në natyrë, të merren me sport. Siç bëmë fushatën e pemëve, e cila ishte një fushatë suksesi, jam i bindur se kjo fushatë e re, e klasave sportive, e shoqatave sportive, e aktiviteteve sportive, mund të jetë një nismë që do ta transformojë rininë e Tiranës, ndoshta edhe më shumë se sa fushata e pemëve që sapo mbyllëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se palestrat e hapura në 62 shkollat në Tiranë do të kthehen në vatra të komunitetit për argëtimin dhe edukimin sportiv në kryeqytet. Ai u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasa sportive, duke u dhënë mundësi atyre që të rriten të shëndetshëm dhe të sigurtë.

“Puna e shoqatave është të marrin stafetën e bashkisë dhe këto 62 palestra që janë hapur të kthehen në vatra të komunitetit, ku qytetarët sjellin fëmijët e tyre. Ama, tani stafeta ka kaluar te prindërit, ndaj dua t’u bëj apel prindërve të Njësisë 8 t’i sjellin fëmijët e tyre këtu: Është një vend i sigurt, është një vend ku të rriturit do të kujdesen dhe kanë sy për fëmijët, është një vend i shëndetshëm, i mbrojtur, edhe në qoftë se jashtë bie shi apo ka diell të madh, ky është një vend ku çdo fëmijë ndjehet i respektuar, i vlerësuar dhe i sigurt”, deklaroi ai.

Bashkia e Tiranës përmes projektit dëshiron të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, por edhe si një mjet për të luftuar shfaqjet negative të moshës, obezitetin, por veçanërisht zhvillimin e miqësive mes nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që ndoshta jo të gjithë do të bëhemi yje basketbolli. Por, sporti na bën qytetarë më të mirë. Kush luan në skuadër mëson si të humbasë me shumë dinjitet, mëson gjithashtu si të fitojë me shumë përulësi. Në fakt, sporti më i vështirë nuk është basketbolli, nuk është futbolli. Sporti më i vështirë është sporti i qytetarit sepse ka shumë rregulla, ka një skuadër shumë të madhe, ka një sfidë ditore dhe jam i bindur se pavarësisht nëse bëhemi apo jo yje basketbolli, do të bëhemi yje të skuadrës së Tiranës dhe të një qyteti ku secili është i vlefshëm”, deklaroi Veliaj.

Deputeti i PS, Ervin Bushati falenderoi kryebashkiakun Veliaj për kujdesin e treguar përmes investimeve të shumta në një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit.

“Këtu në njësinë 8, nxënësit dhe prindërit e dinë që përpiqemi shumë të përmirësojmë kushtet e shkollave, kopshteve, e çerdheve, dhe në fakt ka pasur një hov cilësor dhe për këtë dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë, që ka sjellë një ndryshim të madh këtu. Të gjitha kopshtet e çerdhet e njësisë 8 janë rikonstruktuar, ndërkohë po ndërtohet edhe një shkollë e re”, tha Bushati

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventusi mendon për të ardhmen “piketon” talentin e Atalantës
Previous article TE SHTENA ME ARME ZJARRI/ Kush është XHEVAT VATAKSI, biznesmeni që mbeti i plagosur (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT