• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PALESTRA E RE E SHKOLLËS “DËSHMORËT E LIRISË”/ Hap dyert për nxënësit dhe fëmijët
Home
Sociale

PALESTRA E RE E SHKOLLËS “DËSHMORËT E LIRISË”/ Hap dyert për nxënësit dhe fëmijët

25 November, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Pas orarit të mësimit, nxënësit dhe të rinjtë e Njësisë 5 mund të merren me aktivitete fizike e sportive në mjediset e rikonstruktuara të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Si vijim i nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, Bashkia e Tiranës çeli dyert e palestrës së re të shkollës, duke ftuar jo vetëm nxënësit e saj, por edhe të rinjtë e njësisë, të merren me sport, si mënyra më e mirë për të patur një jetë më të shëndetshme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko theksuan se palestra e rikonstruar e shkollës është një ftesë për çdo të ri dhe re që të heqë dorë nga jeta sedentare dhe të merret me aktivitete sportive. “Më parë rregulli ka qenë ndryshe: Mësimi fillonte në orën 8.00 dhe mbaronte në 13.30, pas kësaj shkolla ishte bosh. Tani e kemi ndryshuar rregullin, duke futur konceptin e shkollës si qendër komunitare, ndaj duam që shkolla të ketë frymë njeriu, të jetë e mbushur me nxënës, fëmijë dhe sportistë të ardhshëm çdo pasdite. Kjo është 1 nga 62 shkollat, e cila qëndron e hapur edhe pas mësimit, ku po të njëjtët nxënës apo edhe nxënës të tjerë nga komuniteti kanë mundësi të përdorin terrenet sportive. Palestrën këtu e përdorim kryesisht për volejboll, basketboll, taekëondo. Disa nga klasat do t’i përdorim për kurse shahu, ndërsa pjesa e fushës jashtë për kalçeto ose futboll”, tha Veliaj.

Ai theksoi se palestrat dhe mjediset e tjera të shkollës ofrojnë mundësi për çdo kategori apo disiplinë sportive, ndaj ai tha se është e rëndësishme që fëmijët dhe nxënësit të regjistrohen në kurset e hapura. “Fakti që kemi të paktën 5 sporte të ndryshme që gjallërojnë hapësirën e shkollës është diçka shumë e mirë. Jam i sigurt se nuk do të bëhemi të gjithë kampionë, por punë e madhe edhe po s’u bëmë kampionë; rëndësi ka që të jemi qytetarë kampionë! Do të thotë të mësojmë si të luajmë në skuadër, të mësojmë si të humbasim, është pjesë e jetës, të mësojmë si të fitojmë; pra të jemi të përulur kur fitojmë dhe rëndësi ka që të gjithë të bëhemi shokë me njëri-tjetrin”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi faktin se edhe rikonstruksioni i shkollës dhe i palestrës tregoi edhe një herë se Tirana është si një familje e madhe ku të gjithë kontribuojnë për ta bërë atë më të mirë. “Në Tiranë funksionojmë si një familje; pra, në familje kontribuojnë të gjithë, ku secili sipas mundësisë jep diçka. Ashtu ndodhi edhe këtu, por e rëndësishme është që në fund fare e gjithë kjo doli një përpjekje fantastike. Të kesh gjërat e bukura dhe mos t’i mbushësh me jetë njeriu është si të kesh një stoli që nuk i mban asnjëherë. Kështu që, edhe për ne nuk ka shumë kuptim fakti që kemi gjithë këto gjëra të bukura dhe gjithë këto investime nëse nuk përdoren nga njerëzit”, tha ai.

Veliaj ftoi të rinjtë të bëhen pjesë dhe të mbështesin dy nismat e tjera të Bashkisë së Tiranës, atë për të festuar festat kombëtare të Nëntorit, duke nxjerrë nga një flamur në ballkonin e shtëpisë, si dhe duke mbjellë qoftë edhe një pemë. “Dua t’u kërkoj një nder: Së pari, dua që për festat e Nëntorit secili në ballkonin ose në dritaren e tij të nxjerrë një flamur për të festuar festat. Imagjinoni nëse e bëjmë këtë në të gjitha njësitë e Tiranës, atëherë përveç bashkisë, i gjithë qyteti do të jetë i dekoruar shumë bukur me flamujt kuq e zi. Së dyti, dua që secili prej jush përpara se të mbarojë dimri, të mbjellë një pemë. Mund ta mbjellë një pemë për ditëlindje, mund ta mbjellë një pemë për gjyshin ose gjyshen, mund ta mbjellë një pemë për qejf, për një festë ose për të kujtuar një ceremoni, por nëse nxënësit e Tiranës do të mbjellin nga një pemë secili, do të kemi më shumë sesa 100 mijë pemë në Tiranë dhe po të kemi 100 mijë pemë çdo vit në Tiranë do të kemi një nga qytetet më të gjelbërta që kemi pasur ndonjëherë”, tha Veliaj.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko vlerësoi nismën për të hapur palestrat dhe shkollat për komunitetin edhe pas orarit të mësimit dhe u shpreh se duke u marrë me sport fëmijët e Tiranës do bëhen qytetarë më të mirë nesër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A DON LOVE, A DON BUKË ME VEZË?"/ Dafina i ka thënë "jo" OTR, por shihni si gatuan Noizy për... (FOTO)
Previous article TENSIONET ME BRUKSELIN/ Tsipras paralajmëron Italinë: Tërhiquni tani, më vonë do ta keni më keq

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT