• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKUJDESIA E INFERMIERES/ Gjyshi i 21-vjeçares: Vdekja e mbesës plumb në zemër, dua…
Home
Breaking News

PAKUJDESIA E INFERMIERES/ Gjyshi i 21-vjeçares: Vdekja e mbesës plumb në zemër, dua…

25 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vdekja e 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka dhe më shumë mënyra se si ajo u nda nga kjo jetë, nuk mund të kalojnë kollaj nga mendjet e familjarëve.

Një mjeke e urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit është pezulluar nga detyra me vendim gjykatë, pasi është cilësuar fajtore për mjekim të pakujdesshëm për vdekjen e 21-vjeçares.

Gjyshi i të resë thotë për News24 dhe BalkanWeb se vdekja e mbesës i ka mbetur plumb në zemër dhe se kërkon të vihet drejtësi. Sipas tij, një pezullim i infermieres nuk është asgjë në krahasim me vdekjen e mbesës.

“Më ka mbetur plumb në zemër vdekja e mbesës. Se nuk kishte disa ditë sëmurë. Ishte thjeshtë një ditë. Na ka lënë të shokuar të tërëve. S’ka kurajo për këtë. Se të ishte sëmurë të rrinte disa ditë në spital, atëherë mirë, por jo kështu.

Unë dua të di nga ora 11 që kam çuar mbesën dhe deri kur dha shpirt të gjithë përgjegjësit të japin llogari para shtetit. Kërkoj vetëm drejtësi. E çova në spital, pastaj e kam sjellë në shtëpi. Shkova natën kërkova infermieren, nuk më erdhi. Një herë në orën 2 njëherë në 7, nuk më erdhi infermierja e fshatit. Të japin të gjithë llogari. Ligji të veprojë. Mora vesh që është pezulluar, pse erdhi ulja e temperaturës. Unë vajzën e pata mirë kur e çova në spital. Të gjithë ata që nuk ma ndihmuan mbesën nuk dua të ekzistojnë më. Pezullimi i infermieres nuk është gjë për mua, se dhe autopsia nuk i nxorri gjë mbesës sime,” është shprehur gjyshi i Xhuljetës.

Pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi Gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimit mjekoligjor të IML Tiranë të mbledhura në kuadër të procedimit penal datë 19.02.2018 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.

Rezulton se, më datë 12.02.2018, mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetësore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Pavarësisht insistimit të familjarëve për mjekimin e Xhuljetës pasi ajo kishte temperaturë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale.

Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetësore e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali.

Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salah në delir/ Ndihem krenar që krahasohem me Messin dhe Ronaldon
Previous article SKANDALI PËR ABUZIME SEKSUALE/ Weinstein akuzohet për përdhunim, pak pasi u dorëzua në polici

F.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT