• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI PS-PD/ ZBULOHET prapaskena se si u arrit dakordësia për Integrimin në BE (FOTO+VIDEO)
Home
Shqipëri

PAKTI PS-PD/ ZBULOHET prapaskena se si u arrit dakordësia për Integrimin në BE (FOTO+VIDEO)

13 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas dy vitesh mosgjetjeje të një dakortësie, PS e PD sot gjetën gjuhën e përbashkët për të miratuar një deklaratë me rekomandime në mbyllje të mbledhjes dyditore të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Por si u arrit në këtë dakordësi?

Zbardhen prapaskenat që çuan në një mendje të majtët e të djathtët, duke vënë në krye interesin e Shqipërisë për integrimin.

Burimet nga Kuvendi i thanë se pas diskutimeve të hapura për median, ku anëtarët e këtij komiteti këmbyen replika dhe akuza që nga vjedhja e votës e deri te droga, u kërkua një pushim.

Me daljen e mediave jashtë, për 1 orë e 45 minuta në një nga zyrat e Kuvendit, u mblodhën pa zhurmë kryetarja e delegacionit të komisionit parlamentar të stabilizim asocilimit BE-Shqipëri Monica Macovei, eurodeputetët Edurad Kukan dhe Vladimir Urutchev, ekspertët europianë, me kryesuesin e delegacionit shqiptar Taulant Balla dhe kryesuesin e deputetëve opozitarë në komitet Genc Pollo. Me bërjen të qartë në këtë takim të idesë nga zyrtarët europianë, Komisioni Europian do të japë dakordësinë dhe negociatat do të çelen, asnjë nga palët me sa duket nuk dëshiroi të bëjë rolin e penguesit.

Pavarësisht kësaj, në takimin që u mbajt larg syrit të mediat, saktësojnë të njejtat burime, thuhet se janë diskutuar amendamentet që më pas morën miratim. Ndër të tjera, PD nguli këmbë te rekomandimi për ndalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike ndaj gazetarëve. Propozim që nuk u mirëprit në takim dhe që u pasqyrua më pas edhe në votimin pa media, ku PS dhe europianët, kryesisht ata të spektrit të së djathtës europiane, ishin bashkë në një mendje.


Një tjetër pikë e diskutimeve, mësohet të ketë qënë ajo për nenin që përfshinte emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se Balla nuk e ka pranuar shabllon, duke kërkuar modifikime për rekomandimin, që ndryshoi me idenë se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Macovei ka qenë tejet e ashpër dhe e drejtpërdrejtë me të dyja palët, kur u ka kërkuar bashkëpunim dhe lërjen mënjanë të kundërshtive, për hir të integrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbledhje urgjente te Lushnja, ja çfarë u vendos
Previous article Gasperini “thumbon” Inter: Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një klub të madh

F.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT