Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën që do të ndihmojë për transparencën në universitete me adresë www.u-transparenca.al
Rama u shpreh se fondi për rrugën Thumanë-Kashar kaloi për investimet në universitete, ndërsa paralajmëroi se ai do të rikthehet sërish në auditorë për dialogun me studentët.
Ai shkruan në Facebook se nga sot, një tjetër pikë e rëndësishme protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë.
Shefi i qeverisë shkruan se uron që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë.