• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ MASR sqaron: “Përgjysmimi i tarifave dhe bursave do të vazhdojë”
Home
Ekskluzive

PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ MASR sqaron: “Përgjysmimi i tarifave dhe bursave do të vazhdojë”

29 July, 2019 k.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Pas deklaratës së ish-deputetit partisë demokratike Luçiano Boçi i cili deklaronte se: Rama mashtroi studentët, për këtë vit akademik nuk ka as përgjysmim për bachelorin as rishikim të tarifave të masterit. Për këtë ka reaguar ministria e Arsimit ku ka thënë se: Përgjysmimi i tarifave dhe bursave do të vazhdojë.

Njoftimi i plotë:

Përkundër lajmeve që kanë qarkulluar kohët e fundit mbi përgjysmimin e tarifave dhe dhënien e bursave vitin e ardhshëm akademik – lajme që kanë shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale mes studentëve universitarë – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ribën me dije të gjithë studentët se nuk ka asnjë vend për panik sepse njëlloj sikurse në gjysmën e parë të këtij viti, si rezultat i “Paktit për Universitetin”, qeveria shqiptare do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm akademik 2019-2020 të kontribuojë në përgjysmimin e tarifave dhe bursave.
Në thelb tarifat ngelin po njëlloj, por falë së njëjtës skemë si rradhën e kaluar, qeveria shqiptare do të kontribuojë falë pakos financiare në ndihmë të studentëve e cila sjell drejtpërdrejtë përgjysmimin e tarifave dhe shpërndarjen e bursave.
Një fakt i tillë u theksua qartë edhe javën e kaluar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini gjatë ceremonisë së prezantimit të 223 të punësuarve falë “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”:
“Kemi ndërtuar një pako financiare për të përgjysmuar tarifat dhe për të stimuluar me bursa studentët më të mirë dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për ndihmë nga shteti. Kjo do të vijojë të zbatohet edhe për vitin tjetër akademik përkundër disa lajmeve nëpër portale që përhapin panik duke thënë se nuk do vijohet më me përgjysmimin e tarifave dhe shpërndarjen e bursave.
Kjo nuk është e vërtetë pasi politika që ndoqëm vitin e kaluar do të vijojë në të njëjtën mënyrë edhe në vitin e ardhshëm akademik. Do të zbatohet edhe më mirë pasi kemi mësuar shumë gjatë procesit të zbatimit të politikës gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Kemi patur probleme me sekretaritë nëpër universitete – probleme banale që i hasim ndonjëherë dhe që shkaktonin vonesa – por tashmë kemi mësuar se si të arrijmë deri tek studentët në kohën e duhur”, ka sqaruar Znj. Shahini.
MASR kujton se që në fillim të tij, “Pakti për Universitetin” solli një pako financiare prej 2.3 miliard lekësh nga ana e qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 90% të studentëve, teksa nënvizon gjithashtu se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU MBYT DJALI NË LUMË/ Prokuroria akuza të rënda ndaj prindërve. 43-vjeçarja në lot: Unë isha një nënë e mirë
Previous article BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORINË E KLUBIT/ Kovaç: Do transferojmë këtë super lojtar!

k.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT