• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Arkiv dixhital për doktoraturat
Home
Sociale

PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Arkiv dixhital për doktoraturat

20 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Krijimi i arkivit dixhital të doktoraturave në Republikës e Shqipërisë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një ndër masat që janë marrë nga qeveria për t’i dhënë përgjigje kërkesës së studentëve për rishikimin e titujve akademikë dhe verifikimin e plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

Në Paktin për Universitetin bëhet fillimisht një bilanc i situatës aktuale, ku publikohen të dhënat nga viti 2007 deri në vitin 2018.

Konkretisht, në regjistrin e MASR gjenden këto të dhëna në lidhje me gradat shkencore dhe titujt akademikë: 248 “Docent”; 3757 grada shkencore “Doktor” brenda vendit; 546 grada shkencore “Doktor” jashtë vendit; 1038 tituj akademikë “Profesor i Asociuar”; 2 tituj akademikë “Profesor i Asociuar” jashtë vendit; 503 tituj akademikë “Profesor”.

Gjatë verifikimit të kritereve të ligjshmërisë për të gjitha IAL-të në vend është konstatuar se “vetëm në një institucion u gjetën një numër i lartë pedagogësh udhëheqës doktoraturash, nga të cilët një numër i madh nuk plotësonin kriteret ligjore”.

Po ashtu u evidentua “mosrespektimi i standardit të udhëheqjes: 1 profesor jo më shumë se 5 doktorantë, duke kaluar në 1 profesor me 15 doktorantë mesatarisht”. Madje, në një rast, u gjet 1 profesor me 41 doktorantë.

Po ashtu, ndër problematikat e evidentuara është “mosrespektimi i afateve kohore në marrjen e titullit”. “Ka IAL që kanë dhënë doktoratura edhe për tre muaj. Produktet e kërkimit nuk kanë gjetur zbatim në fushat përkatëse. Madje ka tema krejtësisht
jashtë fushave, apo programeve ku janë dhënë. Prej disa vitesh, IAL nuk kanë marrë kuota për ciklin e tretë të studimeve”, thuhet në Paktin për Universitetin.

Në këtë drejtim, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimi nr. 777, datë 26.12.2018, “Për
kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”.

VKM-ja për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve, ndër të tjera parashikon krijimin e arkivit dixhital të doktoraturave në Republikës e Shqipërisë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Po ashtu, ministria përgjegjëse për arsimin do të dorëzojë raportet e kontrollit dixhital
antiplagjiaturë pranë IAL-ve respektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAM LUAJTUR KUNDËR ZLATAN IBRAHIMOVIÇ/ Këngëtar shqiptar bën deklaratën befasuese (FOTO)
Previous article NUK KA LIDHJE ME MESHKUJT E TJERË/ Ja pse është xheloz për gruan Gent Zenelaj (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT