• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI DETAR ME GREQINË/ Rama paralajmëron ndryshimin e grupit negociator
Home
Politikë

PAKTI DETAR ME GREQINË/ Rama paralajmëron ndryshimin e grupit negociator

29 August, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Qeveria shqiptare do të riformatojë grupin negociator për paktin detar me Greqinë. Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi se nga ndryshimi i qeverisë greke, me Athinën nuk ka patur asnjë përparim për marrëveshjen për kufirin detar dhe paralajmëroi ndryshimin e ekipit negociues, i cili duhet të marrë plotfuqi nga Presidenti Ilir Meta.

“Të vesh duart në kokë që ka njerëz që mund të besojnë se ata që firmosën marrëveshjen e famshme që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Duhet kuptuar që nuk ka marrëveshje, negociatat janë ndërprerë dhe madje duhet riformatuar edhe grupi negociator. Ky riformatim kalon edhe përmes Presidentit, që duhet ta aprovojë. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër”, tha Rama.

Kryeministri Rama iu kthye sërish akuzave ndaj PD, duke i kujtuar se në vitin 2009 ishin demokratët ata që firmosën një marrëveshje kundër interesave të Shqipërisë.

Kryeministri i bëri komentet mbi marrëveshen me Greqinë teksa inspektoi punimet për rindërtimin e shtëpive në Shijak, të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit të shkuar. Shefi i qeverisë tha se veç shtëpive, po vijojnë punimet edhe për shkollat që do të jenë gati në 1-vjetorin e tërmetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERKUPA E ANGLISË/ Çahet barriera e Arsenal, Minamino rihap sfidën mes protestave (VIDEO)
Previous article “DUA QË MILAN TË SHKOJË SA MË LARG”/ Hernandez: Duhet të përmirësohemi nga sezoni i fundit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit! Aktualitet

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit!

DITA E 13 E REVOLTËS STUDENTORE/ Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit Aktualitet

DITA E 13 E REVOLTËS STUDENTORE/ Protestuesit hedhin gurë drejt Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT