Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit akuzoi shefin e qeverisë për paktin e detit me Greqinë.
Në seancën e mbajtur sot Rama ka kërkuar dëmshpërblim moral nga Berisha një shumë prej 100 mije lekësh.
Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 11 prill.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka depozituar në gjykatë rreth 40 padi për shpifje ndaj deputetëve të opozitës.


