• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“PAKETA FISKALE 2027″/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €
Home
Ekonomi

“PAKETA FISKALE 2027″/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

7 September, 2026 s.autor Ekonomi

Me nisjen e vjeshtës, në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si do të shpenzohen ato në vitin e ardhshëm. Buxheti i 2027-ës dhe paketa fiskale pritet të marrin formë gjatë javëve të ardhshme, ndërkohë që kërkesat e para për ndryshime tatimore kanë nisur të hidhen në tavolinën e Ministrisë së Financave.

Shoqata “Manifaktura Shqiptare” ka paraqitur kërkesat e saj për lehtësi fiskale dhe mbështetje më të madhe për industrinë prodhuese.

Janë 6 kërkesa, që shoqata ia ka dërguar përmes një shkrese zyrtare Ministrisë së Financave dhe asaj të Ekonomisë, pika që prej vitesh po diskutohen nga manifaktuara, e që konsiderohen zgjidhje edhe për të dalë nga kriza e viteve të fundit.

Ndër propozimet kryesore është harmonizimi i pragut të patatueshëm me pagën minimale. Aktualisht pagat deri në 50 mijë lekë nuk tatohen, por kur rroga e kalon 50 mijë lekëshin deri në 60 mijë lekë tatimi nis nga 35 mijë lekëshi. Kjo sipas shoqatës duhet të ndryshojë pasi godet mijëra të punësuar që marrin pak më shumë se paga minimale.

Kërkesa e dytë është për të lehtësuar kostot e punës. Shoqata propozon reduktimin ose kompensimin e pjesshëm të kontributeve të sigurimeve shoqërore që paguan punëdhënësi për punonjësit, në sektorët prodhues me intensitet të lartë punësimi.

Një tjetër propozim lidhet me rritjen e normës së amortizimit fiskal nga 20% në 40% për makineritë, pajisjet dhe teknologjinë prodhuese. Shoqata argumenton se amortizimi i përshpejtuar do t’u mundësonte kompanive të rikuperonin më shpejt investimet dhe të nxisnin modernizimin teknologjik.

Gjithashtu kërkojnë rishikim të tarifave doganore për lëndët e para, materialet, aksesorët dhe komponentët që nuk prodhohen në Shqipëri, si dhe përjashtimi nga tatim-fitimi i asaj pjese që kompanitë e riinvestojnë në aktivitetin prodhues.

Dhe së fundmi ata propozojnë që të krijohet një skemë e posaçme grantesh për teknologjinë dhe automatizimin, me fond të dedikuar për investime në makineri të avancuara, robotikë, digjitalizim, softëare industrial dhe eficiencë energjetike.

Sektori i manifakturës, kryesisht industria prodhuese e tekstileve, nuk është në ditët e veta më të mira, pasi vijon të goditet nga zhvlerësimi i valutave që ua ka ulur fitimet. Në 7-muajit e këtij vitit ky sektor sipas INSTAT ka eksportuar mallra me vlerë 648 milionë euro nga 703 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Paketa fiskale për vitin 2027 pritet të vijë me një sërë ndryshimesh si në ligjet tatimore ashtu edhe në ato doganore, me fokus tek rishikimi i përjashtimeve nga tatimet për kategori e sektorë të caktuar, në kuadër edhe të përmbushjes së dety6rimeve që cakton procesi i anëtarësimit në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!
Previous article DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

s.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT