• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAKETA E RE FISKALE/ Ahmetaj: Javën tjetër miratohet në Qeveri, kategoritë e bizneseve që përfitojnë
Home
Ekonomi

PAKETA E RE FISKALE/ Ahmetaj: Javën tjetër miratohet në Qeveri, kategoritë e bizneseve që përfitojnë

17 June, 2018 F.autor Ekonomi

Qeveria do të miratojë javën e ardhsme paketën e re fiskale me uljen e taksave të biznesit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje në takimin me banorët e Fierit në kuadër të turit të llogaridhënies publike, informoi se ndryshimet fiskale të muajit qershor janë gati për t’u miratuar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Ministri Ahmetaj deklaroi se ndryshimet parashikojnë rritjen e pragut të xhiros dhe uljen e tatim-fitimit nga 15 për qind në 5 për qind. Kreu i Financave Ahmetaj tha se biznesi me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë do të paguajë 5 për qind tatim-fitim nga 15 për qind që paguan aktualisht.

Pas miratimit të paketës fiskale, sipas ministrit Ahmetaj, përfitues të uljes së tatim-fitimit do të jenë 10 mijë biznese. “Çfarë bëmë me taksën e biznesit të vogël? Paguhej 1.5 përqindëshi, paguhej dhe tatimi i thjeshtësuar për fitimin mbi xhiron. Çfarë bëmë ne? I hoqëm. I bëmë zero. Çfarë po bëjmë tani, kalon javën tjetër në qeveri. Nga 8 milionë deri në 14 milionë, e ngremë tavanin e deklarimit për tatim-fitimin 5 për qind dhe fusim dhe gati 10 mijë biznese të tjera. Në numërim të bizneseve, janë rreth 95 mijë biznese që e kanë taksën nga 0 deri në 5 për qind, që do të thotë në llogari të të gjitha bizneseve aktive, 91 për qind e të gjitha bizneseve në Shqipëri e kanë taksën nga 0 në 5”, u shpreh Ahmetaj nga Fieri.

Paketa fiskale do të ulë tatim-fitimin, edhe për industri të caktuara, të cilat shteti do t’i stimulojë, si agroturizmi. Në draftin e Ministrisë së Financave për agroturizmin është propozuar që tatim-fitimi për këto biznese të jetë nga 15 për qind në 5 për qind. Ato biznese agroturistike që do të kenë qarkullim më të vogël se 14 milionë lekë, automatikisht përfitojnë uljen e normës së tatimfitimit. Për këto subjekte është parashikuar që edhe TVSH-ja për shërbimet që ofrohen, përveç akomodimit, i cili është me normë të reduktuar 6 për qind, edhe ushqimi apo shërbim tjetër në fermën turistike të ngarkohet me nivel TVSH-je 6 për qind.

Në paketë fiskale është propozuar edhe ulja e tatim-fitimit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Aktualisht, është në fuqi një skemë favorizuese për fermerët individualë, të cilët deri në qarkullimin 5 milionë lekë përfitojnë 20 për qind TVSH për produktet që ata shesin për eksportuesit apo përpunuesit. Ndryshimet parashikojnë që shoqërive të bashkëpunimit bujqësor me xhiro deri në 5 milionë lekë do t’u ulet tatim–fitimi nga 15 për qind që është aktualisht në 5 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventus në sulm për Milinkovic-Savic, gjen një "aleat" të ri
Previous article Ditë historike, Maqedonia nënshkuan marrëveshjen për emrin me Greqinë

F.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT