• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA E NDIHMËS EKONOMIKE PËR COVID-19/ Presidenti Biden i hapur për kompromis
Home
Nderkombetare

PAKETA E NDIHMËS EKONOMIKE PËR COVID-19/ Presidenti Biden i hapur për kompromis

1 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është i gatshëm deri në një fare mase që të konsiderojë ndryshime në paketën 1,9 trilionë dollarëshe të ndihmës për koronavirusin të propozuar prej tij, tha të dielën një këshilltar ekonomik i zoti Biden, në mënyrë që paratë t’u dërgohen amerikanëve që kanë më shumë nevojë.

Brian Deese, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të zotit Biden, i tha televizionit CNN se propozimi është “hartuar në përputhje me krizën ekonomike me të cilën përballemi”, por se presidenti demokrat do ta shqyrtojë një propozim të ri nga 10 senatorë republikanë për një marrëveshje ndihme më të kufizuar.
Zoti Deese tha se presidenti Biden nuk do të bëjë “kompromis kur bëhet fjalë për shpejtësinë me të cilën duhet të veprojmë për të zgjidhur këtë krizë”, përfshirë një ekonomi të dobësuar, një fushatë të ngadaltë të vaksinimeve kundër koronavirusit në të gjithë vendin dhe një rritje të vazhdueshme të numrit të vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, që tani është më shumë se 440,000, sipas Universitetit Johns Hopkins, shkruan VOA.

Këshilltari ekonomik tha se fokusi duhet të jetë “tek ajo që na duhet për ta kthyer ekonominë në rrugën e duhur.”. Zoti Biden është shprehur i hapur për të bërë kompromis me republikanët e opozitës, por ka thënë gjithashtu se demokratët do të mbajnë variantin e tyre të paketës lehtësuese me vota të ndara sipas vijave partiake në Kongres nëse është e nevojshme, po qe se alternativa është zvarritja e negociatave. Të dielën në mëngjes, zoti Biden shkroi në Twitter se “Miliona amerikanë, jo për faj të tyre, kanë humbur dinjitetin dhe respektin që vjen nga puna dhe pagesa. Plani im i shpëtimit do të zgjasë afatin për asistencën e papunësisë, duke siguruar që njerëzit të mund të mbështeten tek vazhdimi i pagesave në mes të kësaj krize.”

Presidenti Biden do që të rrisë ndihmën federale të papunësisë nga 300 në 400 dollarë në javë, përveç ndihmës më të vogël nga shtetet, dhe të zgjasë afatin e pagesave nga marsi në shtator.
Plani republikan parashikon të ruajë pagesën prej 300 dollarësh për një periudhë të pacaktuar. Në një letër drejtuar Presidentit Biden dhe i kërkonin të takoheshin me të për të diskutuar planin e tyre, ligjvënësit republikanë nuk përmendën ndonjë shifër të caktuar. Por senatori republikan Bill Cassidy nga Luiziana i tha televizionit “Fox News Sunday” se propozimi i tyre ishte për rreth 600 miliard dollarë, shumë më pak sesa ç’po kërkon zoti Biden nga Kongresi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA MUAJ PAS MUAJI/ Në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan, rekord në Europë
Previous article VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Ja si do jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT