• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKETA E MALEVE/ Miratohen edhe 3 bashki të tjera, Ministri Demo: Procesi është drejt fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

PAKETA E MALEVE/ Miratohen edhe 3 bashki të tjera, Ministri Demo: Procesi është drejt fundit

6 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha sot se 3 bashki të tjera kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paketës së Maleve.

Gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo bëri me dije numri i bashkive të cilat kanë miratuar zonat prioritare ka kaluar dy të tretën dhe brenda fundit të majit, do të përfundojë procesi në të gjitha bashkitë e vendit .

“Sot kemi miratuar 3 bashki të reja për sa i përket Paketës së Maleve. Propozimet e ardhura për zonat prioritare janë miratuar për Bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Tani numri i bashkive ka kaluar në 2/3 dhe në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga qytetarët, sa i përket Paketës së Maleve, në kontekstin e zonave prioritare dhe të zhvillimit rural. Në javët që kemi përpara do të jenë bashkitë e fundit, dhe besoj që brenda fundit të muajit maj, ne përfundojmë të gjitha bashkitë e vendit, me zonat prioritare të miratuara, ndërsa bashkitë janë në fazën përfundimtare të miratimit të aplikimeve në Këshillat Bashkiakë” tha Demo.

Paketa e Maleve është një program i qeverisë Rama që synon zhvillimin e zonave malore dhe rurale përmes lehtësimit të investimeve të larmishme në turizëm, bujqësi, agroturizëm dhe aktivitete të tjera ekonomike.

Programi parashikon identifikimin e zonave prioritare në çdo bashki, ku qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje dhe lehtësi për projektet e tyre. Synimi i qeverisë Rama është rigjallërimi i zonave malore, frenimi i braktisjes së fshatrave dhe nxitja e zhvillimit rural.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHON SKEMA E DËMSHPËRBLIMIT PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIKË/ Malaj: Përshpejtohen pagesat, do të shlyejmë 6000 dosje në 5 vjet
Previous article AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ 10 furgona policie kontrolle në qeli për sende të paligjshme, telefona dhe drogë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT