• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHON SKEMA E DËMSHPËRBLIMIT PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIKË/ Malaj: Përshpejtohen pagesat, do të shlyejmë 6000 dosje në 5 vjet
Home
Politikë

NDRYSHON SKEMA E DËMSHPËRBLIMIT PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT POLITIKË/ Malaj: Përshpejtohen pagesat, do të shlyejmë 6000 dosje në 5 vjet

6 May, 2026 s.autor Politikë

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në vendimin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, me synimin për të përshpejtuar procesin e pagesave dhe për të ulur vonesat.

Në një njoftim për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ndryshimet në VKM 419 parashikojnë heqjen e skemës së dëmshpërblimit me 8 këste të barabarta për një pjesë të përfituesve.

Sipas tij, për të gjitha pagesat me vlerë deri në 1 milion lekë, dëmshpërblimi do të kryhet menjëherë me këstin e radhës. Ai theksoi se ndryshimet do të sjellin edhe përshpejtim të procedurave të pagesave.

Deklarata e plotë e Ministrit Malaj

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, miratuam një ndryshim në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të 8 kësteve të barabarta. Kemi marrë vendimin që për të gjithë ato pagesa që janë deri në vlerën deri në 1 milionë lekë, do të bëhet pagesa me këstin e rradhës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve të propozuara, Ministria e Financave parashikon që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyrjen e plotë të 6000 dosjeve nga 10360 që janë në total. Këto ndryshime kanë disa avantazhe të tjera. E para lidhet me pjesën e procesimit të pagesave që do të jetë më i shpejtë. Nëse sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst që varion nga 3.5 deri në 4 vjet, me ndryshimet e propozuara, koha e pagesave mes kësteve, do të shkurtohet nga 2 deri në 2.5 vjet Këto ndryshime do të sjellin nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblim ndaj ish të përndjekurve politikë, që për vitin 2026, është në masën 1.5 miliardë lek ose 15 milionë euro. Pra ndryshimet e propozuara, jo vetëm që do të rrisin eficencën e pagesave për ish të përndjekurit politikë, por nga ana tjetër do të përmbushim edhe një detyrim moral që kemi ndaj kësaj kategorie dhe familjarëve të tyre” tha Ministri Malaj .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PEZULLUA PAS AKSIDENTIT TRAGJIK TE ISH-KËNETA/ Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit, emërohet shef sektori pranë Interpolit
Previous article PAKETA E MALEVE/ Miratohen edhe 3 bashki të tjera, Ministri Demo: Procesi është drejt fundit

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT