• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PAKETA E MALEVE”/ Çfarë parashikon qeveria përmes projektligjit të ri
Home
Aktualitet
Kronikë

“PAKETA E MALEVE”/ Çfarë parashikon qeveria përmes projektligjit të ri

14 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Paketa e Maleve” është projektligji më i fundit i miratuar në mbledhjen e qeverisë që synon të mundësojë investime për zhvillimin e turizmit, rimëkëmbjen ekonomisë e nxitjen e punësimit në zonat malore.

Projektligji i miratuar mundëson kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.

“Në rast pranimi të kërkesës, ministria përgjegjëse për ekonominë fton poseduesin jopronar për lidhjen e kontratës së shitjes me kusht, me vlerën simbolike 1 (një) euro, ku kushti konsiston në marrjen e certifikatës së përdorimit. Kontrata e shitjes me kusht regjistrohet në përputhje me rregullat e legjislacionit për kadastrën. Kalimi i pronësisë mbi sipërfaqen pasqyrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme vetëm pas plotësimit të kushtit. Ministria përgjegjëse për ekonominë, ka të drejtë të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme, nëse pas kalimit të 3 (tre) vjetëve nga lidhja e saj nuk kanë nisur ende punimet për ndërtimin e veprës. Zgjidhja e njëanshme e kontratës pasqyrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme”,- thuhet në projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Sakaq vlen të theksohet se subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; si dhe përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat. Por lehtësirat e sipërpërmendura nuk mund të përfitohen nga më tepër sesa 500 subjekte, që kanë fituar pronësinë sipas këtij ligji në zonën e dhënë. “Në rast se numri i përgjithshëm i kërkesave të kalimit të pronësisë tejkalon këtë shifër, ndiqet parimi i “të parit në kohë”, në raport me momentin e paraqitjes së kërkesës së kalimit të pronësisë, duke hequr nga rendi më pas edhe rastet e kërkesave që nuk procedohen dot për shkak të mosplotësimit të kushteve të tjera të këtij ligji”,-citohet në projektligj.

Çfarë thotë ligji

Projektligji për “Paketën e Maleve”, ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të posaçme për: shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi; zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit; kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë. Pas regjistrimit të kontratës së shitjes, pronari dhe investitori që ka lidhur marrëveshje me të kanë të drejtë të aplikojnë përkatësisht për pajisjen me leje ndërtimi, për pjesën e sipërfaqes në posedim për të cilën është lidhur kontrata, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, për aq sa këto të fundit nuk bien në kundërshtim me këtë ligj. Leja e ndërtimit miratohet nga KKTU-ja.

KRITERET E LIDHURA ME PRONËN

a) Të jetë pasuri shtetërore. Objekt i procedurave sipas këtij ligji janë edhe tokat në pronësi shtetërore, që janë inventarizuar në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore, si dhe ato që janë transferuar në pronësi ose në përdorim te njësitë e vetëqeverisjes vendore, me kusht që sipërfaqja e pretenduar nga subjekti të mos përfshijë gjurmën e objekteve shtetërore.

b) Të mos jetë pronë publike e patjetërsueshme. Në kuptim të këtij ligji dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, të ndryshuar, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji;

c) Nuk i shërben operacionalitetit të Forcave të Armatosura, sipas legjislacionit në fuqi për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë;

ç) Të mos rëndojnë mbi të të drejta reale të të tretëve;
d) Të mos jetë objekt i procedurave të fitimit të pronësisë sipas ligjit nr.20/2020 dhe ligjeve të tjera të posaçme,
që parashikojnë fitimin e pronësisë nëpërmjet procedurave administrative.
dh) Të mos jetë marrë për të vendimi i kthimit ose i kompensimit fizik ish-pronarëve, sipas legjislacionit përkatës.

Ligji ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe
të rregullave të posaçme për:

a) shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi;
b) zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
c) kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 (një) euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Plagosjet me thikë në Shkodër këngëtari (EMRI)
Previous article AKTIVITETET KULTURORE/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT