Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të dekretit të presidentit për paketën anti-shpifje deri në publikimin e raportit të Komisionit të Venecias.
“Do doja të thoja atë që kemi thënë edhe një muaj më parë. Ky është një ligj që respekton lirinë dhe të drejtën e çdo qytetari. Informaliteti duhet të marrë fund. Edhe pas miratimit në seancë plenare të datës 18 dhjetor, ne kemi vijuar komunikimin tonë edhe me partnerët të tjerë të rëndësishëm të Shqipërisë. Me dy raporterët kemi qenë në kominikim për disa çështje dhe bashkarisht kemi vendosur që të kërkohet një opionion nga Komisioni i Venecias për të përgatitur një raport të plotë për ligjin e medias. Komisioni i Venecias ka pranuar ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar me 20-21 Mars. Gjatë muajit shkurt, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë për të dialoguar me ne, opozitën parlamentare dhe përfaqësues të medias në Shqipëri. Do të propozoja që votimi i dekretit për mediat audiovizive, jo për AKEP-in se aty janë të qartë. Për sa i përket ligjit për mediat audio-vizive të shtyhet diskutimi derisa Venecia të sjellë raportin e vet, që ashtu si kemi bërë edhe për Reformën në Drejtësi”, tha Balla.
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari. “Nuk jam dakord me këtë kërkesë të Ballës. Duhet ta kishte biseduar me opozitën për të rënë dakord. Ne diksutimin do ta vazhdojmë për paketën anti-shpifje. Nuk duam ta heqim nga rendi i ditës. Ju thashë që Balla duhet ta kishte biseduar me mua në lidhje me këtë temë. Nëse ne kemi dëshirë të flasim ne jemi këtu për të diksutuar për kthimin e dekretit të presidentit.”, u shpreh Hajdari.


