• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA “ANTISHPIFJE”/ AMA nuk zëvendëson gjykatën, ndryshimet i japin mundësi shpifësit të tërhiqet
Home
Politikë

PAKETA “ANTISHPIFJE”/ AMA nuk zëvendëson gjykatën, ndryshimet i japin mundësi shpifësit të tërhiqet

18 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ndryshimet në ligjin “Për mediet audiovizive” janë bërë në dakordësi me OSBE-në.

“Ligji është i dakordësuar 100% me OSBE-në. Kemi një vit që merremi me këtë ligj me ekspertë të huaj. Ky mekanizëm ka ekzistuar dhe nuk është kontestuar. Nuk kemi prekur pjesën e ligjit për audiovizualet e për median e shkruar. I kemi marrë edhe këta të online dhe i futur në këtë kuadër”, – shtoi kryeministri.

Duke replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, Rama shpjegoi se ndryshimet nuk i japin fuqinë e Gjykatës, Autoritetit të Medieve Audiovizuale (AMA), por i jepet mundësia shpifësit të tërhiqet.

Ndryshimet, tha Rama, i japin të drejtë kujtdo që për shkak të detyrës dëmtohet e efekti negativ shkon te publiku. Ligji, sipas tij, e detyron shpifësin të tërheqë artikullin dhe të publikojë përgënjeshtrimin e personit mbi të cilin është hedhur baltë dhe lexuesi nuk do të gjej më shpifjen por të vërtetën.

“AMA nuk është gjykata dhe nuk zëvendëson gjykatën, është stadi i parë për të dhënë mundësi shpifësit të tërhiqet, ndërsa përmbajtja e shpifjes shkon në gjykatë. Ndryshimet i japin mundësi shpifësit të tërhiqet përpara një trupe si Këshilli i ankesave. Vendimin final e merr gjykata”, – deklaroi Kryeministri.

Unë,- tha Rama,- nuk do të shkoj te AMA, por në Gjykatë për t’u përballuar me çdo shpifje.
Rama i kërkoi Hajdarit të paraqiste propozimet e saj, nëse ajo njihte ligjin.

“Zonja Hajdari, nëse do ta përmblidhja replikën në një fjali do të referohesha avokat Ngjelës që në këto raste thoshte amanet mushkat. Por unë do të thoja pak më shumë se kaq. Së pari më nxore mallin e liderit legjendar të PD të vjetër, që kur e përdorte atë fjalinë je i lodhur ka ikur koha jote. Ju jeni e freskët, koha juaj nuk ka ardhur, por nuk mendoj që kjo është mënyra për të bërë politikë të re, siç ju pretendoni, aq më tepër për të bërë politikë të re, duke mos lexuar ligjin për të cilin do të flasësh”, -iu drejtua Rama Hajdarit.

Sepse, vijoi Rama, qartësisht nuk e ke haberin fare të ligjit që ne sot do të miratojmë me gjithë keqardhjen që nuk ua plotësoj dot dëshirën të tërhiqemi urgjent siç na bëni ju thirrje.

“Nuk tërhiqemi urgjent siç na thatë. Kriminelët kanë të drejtë për proces ligjor të ndershëm, por nuk kanë të drejtën e tyre të vazhdojnë të bëjnë krime kur kapen në krim. Nuk e kuptoj dot me çfarë logjike, me çfarë sensi arsyeje, një person që i ka kënduar dy libra e le pastaj një person që merr përsipër të përfaqësojë të tjerë dhe këtu flas për të gjithë në këtë sallë, të vërë në diskutim një fakt të thjeshtë, të drejtën e një personi të akuzuar pa fakte për të kërkuar të vendoset në vend dinjiteti i tij. Cila qenka kjo liri, e cila u cenoka nëse një personi, cilido individi i jepet e drejta të mbrohet nga shpifja. Kurani i shenjtë e quan shpifjen aksion çnjerëzor dhe shpifësit mishngrënës njëzëri që kërkojnë të vdekur”,- u shpreh Kryeministri.

Dhe ngrihesh këtu, vijoi ai fjalën, e më tregon putinizmin e erdoganizmin.

“Po të them qe se ke haberin për çfarë flet dhe se është një ligj që krahasuar me vendet e BE-së është limonatë, kur po të them që në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh edhe sdi të japësh llogari për shpifjen është e tepërt. Nuk e dua këtë ligj për veten time. Sdo më shikoni të shkoj të AMA. Dhe nuk të mora në mbrojtje se nuk ke nevojë për mbrojtjen time, po të solla si shembull i një keqkuptimi të madh se ti je në fakt një keqkuptim i madh që ndërkohë që flet e mban fjalime për diçka që nuk e di, je viktima tipike e gjësë për të cilin ligji merr masë. Po ta përsëris që kush merr përsipër të hyjë në këtë valle, duhet të marrë përsipër që të mbajë edhe baltën në kurriz, Po ne nuk mund të lemë që kjo gjë të kthehet në standard dhe të bëhet trashëgimi kulturore e politikës shqiptare, sepse janë shumë e shumë njerëz që do ishin këtu, nëse nuk do të frenoheshin një mijë here, sepse e dinë se çfarë kalvari i pret nëse i hyjnë kësaj rruge. Dhe mos më trego mua as PE as OSBE as Këshillin Europian, sepse unë këtu flas me përgjegjësi dhe nuk tregoj përralla, siç tregon ti dhe po të them ligji është i dakordësuar 100% me OSBE-në. Ligji i përputhur 100% me standardet ndërkombëtare. Eja na thuaj si ta bëjmë. Ka një vit që merremi me këtë, sepse kemi bërë shumë diskutime”, – deklaroi Kryeministri

Më tej Rama i kërkoi deputetës Hajdari të paraqiste propozimet se si mund të bëhet më mirë p/ligji.

“Ke ndonjë ide konkrete si bëhet kjo punë më mirë, hajde na thuaj këtë e keni gabim, ja si mund ta bëjmë. Por të folura në hava, si ata te dera. Ata e thanë vetë nuk duan ligj, por ti je deputete. Si mund të dalësh këtu të flasësh në hava. Ku e nxore këtë se unë shpifkam për ditë. Nëse unë të dukem si shpifje fizike kur dal në ekran, ky është perceptim. Do ta votojmë ligjin tani se është gjëja e duhur për të garantuar të drejtën e çdo njeriu për tu mbrojtur nga shpifësit dhe pa cenur një sekondë lirinë e atyre që duan të shkruajnë e jetojnë në botën e informacionit. Por legjitimimi i shpifjes jo, pranimi i shpifjes si kosto e lirisë, këtë ne nuk mund ta pranojmë. Ky mekanizëm ka disa vite që është aty dhe nuk është kundërshtuar”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA-REAL MADRID/ Regji “Hollywoodi” për "El Clasicon", ja sekretet e transmetimit në TV
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Dita e frikshme, kur qytetarët braktisën gazetarët

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT