• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAJTOHET ME “TRADHTARËT”/ Kryemadhi del në krah me deputeten që e akuzoi si e blerë nga paratë e drogës
Home
Politikë

PAJTOHET ME “TRADHTARËT”/ Kryemadhi del në krah me deputeten që e akuzoi si e blerë nga paratë e drogës

28 January, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duket se është trembur pas largimeve masive nga partia e drejtuar prej saj, pasi ka nisur të afrohet me deputetët e ardhur nga listat e LSI në Kuvend, të cilët i akuzoi si tradhtarë dhe të blerë nga paratë e drogës. Gjatë një takimi në Prrenjas, Kryemadhi kishte në krah deputeten e opozitës në Parlament Suzana Topi, e cila doli nga listat e LSI dhe pranoi mandatin e deputetit, veprim për të cilin Kryemadhi e akuzoi si të shitur. Kryetarja e LSI thoshte se ata që pranuan mandatin nuk i njohin si deputet të dalë nga partia e saj, se janë të blerë dhe se nuk kanë integritet.

“Nuk ka për t’ju falur asnjëri, tradhtarë. Doja t’i falënderoja të gjithë kandidatët e LRI-së, të cilët jo vetëm që nuk u joshën nga paratë e drogës dhe nga paratë e bankave të vjedhura, por përveç asaj, qëndruan përballë çdo presioni dhe po i them të gjithë atyre, të cilët kontaktojnë kandidatët e LSI-së, mos guxojnë t’ju afrohen sepse të gjithë i mbajnë mend kur keni qenë në pushtet, kur keni patur mundësi jo vetëm që nuk ju keni hapur telefonin, por përkundrazi i keni rrjepur ata, kështu që qëndrojini larg. Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së janë simbole të paprekshme dhe të pacënueshme, mëkatet e njerëzve që hyjnë dhe dalin në listat tona ne do ti paguajmë, por edhe një gjë, tradhtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do”, ka deklaruar Kryemadhi kohë më parë.

Por çfarë ka ndryshuar? Largimet e njëpasnjëshme nga LSI duket se e kanë trembur Kryemadhin, e cila është “detyruar” të lërë pas krahëve fjalët që ka thënë dhe të pranoj në partinë e saj deputetët që pranuan mandatin dhe që ajo i quante tradhtarë. Në zgjedhjet e 25 prillit, LSI nuk do të ketë një pjesë të konsiderueshme të figurave të njohura, të cilët kanë edhe një mbështetje të madhe popullore, përfshirë këtu Lefter Kokën në Durrës apo edhe Nasip Naços në Berat. Nga LSI kanë ikur mbi 40 figura qendrore dhe me peshë në elektorat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Njeriu që futi shqiptarët, në listën e popujve të pavdekshëm
Previous article "LUFTA" PËR TITULLIN KAMPION/ Algoritmi i ekspertëve të statistikave zbulon fituesin e Serisë A

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT