Spitali i Durrësit është pajisur në shërbimin onkologjik me aparatura të teknologjisë së lartë në patologji, maternitet dhe konsultorin e nënës dhe fëmijës.
“Kujdesi për nënën dhe fëmijën është në qendër të politikave tona shëndetësore, ndaj po investojmë për fuqizimin e materniteteve me aparatura moderne, për të garantuar shërbim cilësor dhe afër vendbanimit”, është shprehur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në spitalin e Durrësit.
Spitali është pajisur me pesë ekografi të teknologjisë së lartë, inkubatorë të lëvizshëm, inkubatorë transporti dhe me një sërë pajisjesh moderne që rrisin cilësinë e diagnostikimit dhe kujdesit për nënën dhe fëmijën.
Manastirliu u shpreh ndër të tjera se po investohet për fuqizimin e 11 spitaleve rajonale.
“Jo vetëm spitali i Durrësit, por të gjitha spitalet rajonale janë pajisur me aparatura të telnologjisë së lartë. Ne po investojmë për rijetësimin e materniteteve në të gjithë vendin”, tha më tutje Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


